Pritja e binjakëve, shkund muret e shtëpisë së Mariah Carey

Mariah Carey dhe Nick Cannon
E diel, 29 shkurt 2011, NOA- Mariah Carey dhe Nick Cannon të cilët janë në pritje të dy binjakëve, po bëjnë ndryshime rrënjësore për të pritur fëmijët e tyre. “Mariah dhe Nick e kanë shndërruar një pjesë të madhe të shtëpisë së tyre në Beverly Hills në një ambient luksoz për fëmijët e tyre. Ata kanë instaluar një sistem të avancuar muzikor dhe secili prej fëmijëve pritet të ketë një iPod të dekoruar me diamante, ashtu si televizorë 3D”, deklaron një mik i afërt i çiftit. Këngëtarja me famë botërore, e cila është shtatzënë dhe pret binjakë, së bashku me bashkëshortin e saj Nick Cannon po bëjnë të pamundurën për krijimin e një ambienti sa më të këndshëm dhe të ngrohtë për fëmijët e tyre. Carey pritet të sjellë në jetë fëmijët e saj të parë. a.y/NOA
Lajme të ngjashmeMariah Carey dhe Nick Cannon në pritje të binjakëveCeline Dion në publik me binjakët e sajPE merr “në mbrojtje” viktimat e barnave të falsifikuaraFëmijët kundërshtojnë çiftin Beckham: Nuk duam motër!Ricky Martin: Binjakët më lenë pa gjumë, uragan në shtëpinë time Lidhje: ambienti, Beverly Hills, binjake, Mariah Carey, ndryshime, Nick Cannon, shtatzënë