E Diel, 1 Nëntor 2026

Plakja e popullsisë dhe tkurrja demografike, Banka e Shqipërisë rekomandon rishikim të skemës së pensioneve

Banka e Shqipërisë ka rekomanduar rishikimin e skemës së pensioneve.

Zëvendës guvernatorja e Bankës së Shqipërisë, Luljeta Minxhozi gjatë fjalës së saj në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë u nda edhe fenomeni i plakjes së popullsisë dhe tkurrjes demografike.

Sipas saj, kjo situate e bën të domosdosshme ndërmarrjen e një reforme për pensionet.

“Skema e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, deficiti i skemës së sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, vijon të jetë një barrë e konsiderueshme në buxhetin e shtetit, duke tejkaluar edhe nivelin e deficitit të përgjithshëm buxhetor. Sfidat fiskale të këtyre skemave mbeten të larta duke marrë në konsideratë fenomenin e plakjes së popullsisë, por edhe atë të tkurrjes demografike. Këto tregues pritet të ushtrojnë presion të shtuar mbi financat publike në të ardhmen dhe duke e bërë të domosdoshme ndërmarrjen e reformave shtesë që të garantonin reduktimin e vulnerabilitetit fiskal të lidhura me to.

Në këtë kontekst, Banka e Shqipërisë rekomandon, rishikimin e parametrave të skemës së pensioneve, me qëllim kontrollin dhe mbështetjen e saj më të mirë, zhvillimin dhe promovimin e shtyllës së dytë dhe të tretë të pensioneve nëpërmjet mekanizmave fiskalë dhe rregullatorë nxitës dhe integrimin e analizës së rreziqeve demografike dhe fiskale në kuadrin afatmesëm të programit buxhetor në përputhje me praktikat më të mira të Bashkimit Evropian”, theksoi ajo.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›