E Diel, 1 Nëntor 2026

Prezantohet projekti “OSHEE Charge”, Balluku: Energjia, në vend të parë si kontributor në investimet e huaja

Kryeministri Edi Rama, së bashku me zëvendësen e tij Belinda Balluku, kanë prezantuar projektin “OSHEE Charge”.

Ky projekt, synon karikimin e mjeteve elektrike në vend, si një mënyrë për të shkuar drejt energjisë së pastër, por dhe transportit të qëndrueshëm.

Gjatë fjalës së saj, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës u shpreh ndër të tjera se, energjia është në vend të parë si kontributor në investimet e huaja në vendin tonë, ndërsa në vend të dytë është sektori i nxjerrjes.

“Avancimi në liberalizimin e tregut, ndarjen e operatorëve, kanë qenë një proces i gjatë që kemi bërë sëbashku në 2019, me shumë pikëpyetje si do t’ia dilnim me kompanitë e ndara. OSHEE sot është kompania mëmë, kemi krijimin e kompanive të tjera. Sipas raport-progresit është shënuar edhe në eficencën e energjisë.

Ky progres është fryt i një pune të përbashkët, rritjes së transparencës. Përveç vlerësimit që na bën krenar ky është një moment për të bërë bilanc, atë të kontributit real të energjisë në zhvillimin e vendit. Do t’i referohesha një raporti të Bankës së Shqipërisë, sa i përket kontributit të energjisë në investimet e huaja. Energjia është në vend të parë si kontributor në investimet e huaja në vendin tonë, i dytë është sektori i nxjerrjes.

Të dy portofol të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. 16 miliardë euro investime të huaj në vendin tonë janë më shumë se një dekadë më parë.

Për të mos lënë asnjë derë të hapur për retorikë, jemi rritur me 52% në investime të huaja vetëm në sektorin energjetik. Sot në sektorin e nxjerrjes kemi një kontribut që shkon 162% se pesë vite më parë”, tha Balluku.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›