E Diel, 1 Nëntor 2026

Plan qindra-miliarda dollare

Sekretari amerikan i thesarit, Henry Paulson, tha se plani per shpetimin e sektorit financiar te Shteteve te Bashkuara do te kushtoj "qindra miliarda dollare". Duke e paraqitur planin e administrates, qe duhet te miratohet nga Kongresi, ai tha se qeveria do t'i bleje borxhet e bankave, qe jane ne qender te krizes financiare. "Jam i bindur se kjo mase e forte do tu kushtoj familjeve amerikane me pak se alternativa, e cila eshte vazhdim i serise se deshtimeve te institucioneve financiare dhe tregje te ngrira kreditore, te paafta per te krijuar fonde per zgjerim ekonomik", deklaroi Paulson. Presidenti Xhorxh Bush kerkoi nga Kongresi amerikan, qe ta miratoj planin, duke thene se ky eshte "moment vendimtar per ekonomine amerikane".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›