Rice: Lufta ne Gjeorgji ka izoluar Rusine
Marredheniet midis Rusise dhe Shteteve te Bashkuara kane arritur ne nivel edhe me te ulet per shkak te krizes ne Gjeorgji. Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoleza Rajs, i ka bere thirrje Evropes dhe Shteteve te Bashkuara qe t'i bejne balle Moskes dhe vendimeve fatkeqe te saj. Ajo ka thene se vendimi per te okupuar Gjeorgjine e ka lene Rusine pa miq ne komunitetin nderkombetar. Rajs u shpreh se Evropa dhe Shtetet e Bashkuara duhet te veprojne bashkerisht per te kundershtuar ate qe ajo e quajti keqtrajtim, karakteristike e marredhenieve te Rusise me ish-vendet e Bashkimit Sovjetik. Sjelljet e Rusise, brenda dhe jashte, sipas sekretares amerikane te shtetit, e kane sjelle kete vend ne nje situate vete-izolimi dhe moskokecarjeje nderkombetare. Viteve te fundit, sqaroi ajo, Rusia ka bere veprime kunder fqinjeve te saj, kryesisht nen nivelin e sjelljeve te nje fuqie te madhe, sic mund te kete qene Rusia. "Ajo qe eshte me shqetesuese ne veprimet e Rusise, eshte fakti se ajo ka hyre ne nje situate veprimesh edhe me te perkeqesuar ne vitet e fundit", theksoi zyrtarja e larte amerikane. Dialogu midis Uashingtonit dhe Moskes qe prej shperthimit te luftes ne Gjeorgji, para gjashte javesh, ka pesuar goditje dhe fjalimi i fundit i zonjes Rajs ka pasqyruar situaten e krijuar. Sekretarja amerikane e shtetit asnjehere nuk e ka ngritur zerin gjate ketij fjalimi ne Uashington, por fjalet e saj ishin mjaft te palekundshme, e madje te pershkuara edhe me sarkazem. Ajo tha se nderkohe qe e gjithe bota u angazhua per te ndihmuar rindertimin e Gjeorgjise pas pushtimit rus, Moska eshte detyruar te kenaqet me mbeshtetjen qe ka marre nga faktoret me triviale nderkombetare - Nikaragua dhe grupi palestinez Hamas. "Rusia ka gjetur pak mbeshtetje per veprimet e saj. Pershendetjet nga presidenti i Nikaraguas, Daniel Otega, dhe nga Hamas nuk mund te quhen triumfe diplomatike", ironizoi Rajs. Zyrtarja e larte ne Shtepine e Bardhe ka shtuar se me luften ne Gjeorgji, Rusia e ka deshmuar ate qe eshte ditur tashme, se mund ta mposhte me lehtesi nje vend te vogel ne fqinjesi. Por, sekretarja amerikane e shtetit nenvizoi se demokracia e Gjeorgjise ka mbetur e paprekur, ekonomia e saj do te ringjallet serish dhe me ndihmen e te gjithe aleateve, edhe pavaresia e saj do te jete e garantuar. "Pushtimi i Gjeorgjise nga Rusia ka permbushur nje synim jo afatgjate strategjik. Synimi yne nderkaq strategjik eshte qe t'ua bejme te qarte lidereve te Rusise se vendimet e tyre mund ta cojne Rusine ne nje rruge nje kaheshe te vete-izolimit dhe moskokecarjes nderkombetare", perfundoi Rajs.
Nostalgjia
Sekretarja amerikane e shtetit Rajs, fjalimin e saj e ka permbyllur duke thene se lideret e Rusise duket se kane nje lloj nostalgjie per nje kohe te kaluar, duke aluduar ne vitet autoritare te Bashkimit Sovjetik. "Mbetet te shihet, nese ata do te heqin dore nga kjo nostalgji dhe e gjithe kjo varet nga vendimet qe do te marrin tash e tutje" tha ajo. Zyrtarja e larte amerikane i ka bere thirrje Evropes qe te punoje bashke me SHBA per t'i rezistuar Rusise.
Nostalgjia
Sekretarja amerikane e shtetit Rajs, fjalimin e saj e ka permbyllur duke thene se lideret e Rusise duket se kane nje lloj nostalgjie per nje kohe te kaluar, duke aluduar ne vitet autoritare te Bashkimit Sovjetik. "Mbetet te shihet, nese ata do te heqin dore nga kjo nostalgji dhe e gjithe kjo varet nga vendimet qe do te marrin tash e tutje" tha ajo. Zyrtarja e larte amerikane i ka bere thirrje Evropes qe te punoje bashke me SHBA per t'i rezistuar Rusise.