E Shtunë, 31 Tetor 2026

Planet dhe ambicjet e ish-guvernatores se Alaskes Sara Pejlin

Ish-guvernatorja e Alaskes dhe ish-kandidate per nenpresidente Sarah Palin ishte ne nje tjeter turne per nenshkrimin e librit te saj te dyte qe ka shkaktuar spekullime lidhur me mundesine e kandidimit te saj ne zgjedhjet presidenciale te 2012-es.

Libri me i fundit i Sarah Palin-it titullohet America by Heart Reflections on Family Faith and Flag. Amerika Ime Refleksione mbi Famljen Besimin dhe Flamurin. Ne kete liber ish-guvernatorja e Alaskes kritikon presidentin Barak Obama per ate qe ajo e quan mungese e besimit tek populli amerikan. Zonja Palin po ashtu shkruan se ndersa ajo personalisht e admiron Sekretaren e Shtetit Hillari Klinton ajo mendon se zonja Klinton eshte bllokuar ne nje qendrim politik te periudhes militante te viteve 60.

Sarah Palin kohet e fundit tha ne nje interviste televizive se ajo po shqyrton mundesine e kandidimit per postin e presidentes ne zgjedhjet e vitit 2012. Gjate fushates se koheve te fundit per zgjedhjet e nentorit per ne Kongres zonja Palin zhvilloi fushate aktive ne mbeshtetje te kandidateve republikane ne mbare vendin.

Sigurisht qe ne nuk mund te presim vitin 2012 per ta futur vendin ne drejtimin e duhur. Ne kemi nevoje te fillojne qe tani duke zgjedhur udheheqes te forte te cilet nuk kane frike t vene ne kontroll shpenzimet e qeverise. shte koha te perpiqemi me shume se zakonisht eshte koha per ta kthyer perseri vendin tone ne rruge te drejte

Nje ankete e re e zhvilluar nga Universiteti Kuinipiak ne Konektikat arrin ne perfundimin se zonja Palin eshte ne grupin e kandidateve republikane per president ne zgjedhjet e vitit 2012. Sipas anketimit zonja Palin mori 19 per qind te mbeshtetjes ne zgjedhjet paraprake te partise republikane e pasuar nga ish-guvernatori i Masachusetsit dhe kandidati presidencial i zgjedhjeve te vitit 2008 Mit Romney me 18 per qind. Ish-guvernatori i Alaskes Majk Hakebi ishte ne vend te trete me 17 per qind i pasuar nga ish-kryetari republikan i Dhomes se Perfaqesuesve Njut Grinuic me 15 per qind dhe guvernatori i Minesotes Tim Paulenti me 6 per qind. Anketuesi i Universitetit Kuinipiak Piter Braun thote se Sarah Palin mund arrije te fitoje emerimin e Partise Republikane por ajo do te perballet me nje lufte te ashper ne zgjedhjet e pergjithshme te partise.

Guvernatorja Palin ka nje profil teper ineteresant te mbeshtetjes. Ka nje numer te madh njerezish te cilet e mbeshtesin ate fuqishem por ne pergjithesi mbeshtetja e elektoratit per te nuk eshte dhe aq e mire. 54 per qind e votuesve nuk e mbeshtesin ate dhe vetem 36 per qind kane opinon te mire per te. Keto shifra domethenese tregojne se eshte teper e veshtire te ndryshojne preferencat per nje person teper te njohur.

Ne anketimin e Universitetit Qiunnipiak Mitt Romney ka nje diference teper te ngushte me presidentin Obama 45 me 44 per qind ndersa Majk Hakebi po ashtu doli me diferencen e ngushte duke u radhitur pas Presidentit ne raportin 44 me 46 per qind. Sarah Palin ka dale me keq nga te gjithe ne anketim ne raportin 48 me 40 per qind me Presidentin.

Fakti qe Sarah Palin po shqyrton mundesine e kandidimit ne zgjedhjet presidenciale ka shkaktuar nje debat te ashper mes eksperteve politike mes tyre edhe Morton Kondracke kryeredaktor i gazetes Roll Call.

Mendoj se kemi te bejme me nje fenomen. Ajo eshte yll dhe e terheq shtypin kudo qe shkon. Por nuk behet fare fjale qe ajo te jete kandidatja republikane per zgjedhjet e ardhshme sepse as qe mendohet qe ajo mund te siguroje mbeshtetjen e republikaneve te thjeshte.

Por jo te gjithe kane te njejtin mendim. Disa analiste kane imagjinuar nje skenar ne fushaten e vitit 2012 ne te cilen zonja Palin do te behej e emeruara republikane qe do te ndeshet me Presidentin Obama dhe me nje kandidat te mundshem te pavarur si Kryetari i Bashkise se qyteti te Nju Jorkut Majkell Blumberg i cili mund ti marre presidentit votat e liberaleve dhe te moderuarve.

Norman Ornshtajn eshte studjues politik ne Insitutin American Enterprise ne Washington.

Nese Sarah Palin do te ishte e emeruara e republikaneve dhe Barak Obama kandidati demokrat dhe ne gare futet edhe Kryetari i Bashkise se Nju Jorkut Majkell Blumberg kjo mund ti shtoje shanset qe Sarah Palin te fitoje garen.

Fushata presidenciale e vitit 2012 mund te duket e larget por per personat qe duan te kandidojne ajo eshte shume prane. Kandidatet pritet te bejne te njohur vendimin per pjesemarrjen ne gare ne gjysmen e pare te vitit te ardhshem ne menyre qe te fillojne te organizojne fushatat e tyre per te kandiduar ne zgjedhjet paraprake ne fillim te vitit 2012.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›