E Shtunë, 31 Tetor 2026

Planet e Ashton per dialogun Kosove-Serbi

Shefja e Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton do të angazhohet seriozisht për dialogun Kosovë-Serbi gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Në lidhje me këtë çështje, Baronesha do të takohet personalisht me sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, me kryekiministrin Hashim Thaçi dhe presidentin serb Tomisllav Nikoliç.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia serbe “Beta”, e cila i referohet burimeve diplomatike pranë Bashkimit Evropian, të cilat kanë preferuar të ruajnë anonimatin.

Sipas burimeve, deri tani zonja Ashton ka qenë në kontakt me zyrtarë të Serbisë dhe Kosovës, si dhe me ata amerikanë për Bisedimet Kosovë-SerbiMustafa: Konsensus për bisedimet Dialogu Kosovë-Serbi, tërhiqet Cooper Limaj: Jo dialog me pasuesit e MIllosheviçit zgjidhjen e problemeve në veri.

“Baronesha Ashton nuk bën dallim mes dialogut teknik dhe atij në nivel politik, pasi ky dialog si më parë ashtu edhe tani është nën patronazhin e saj”, ka deklaruar një prej burimeve.

Gjithësesi, agjencia serbe shkruan më tej se, ende nuk është e qartë mënyra dhe formati i dialogut politik për të cilin po flitet gjerësisht së fundmi.

Sipas saj, SHBA dhe BE vlerësojnë se kryeministri Hashim Thaçi është personi i duhur për të takuar zyrtarët e lartë të Serbisë në mënyrë që dialogu të ketë sukses.

Burimet anonime thonë se po pritet që të përfundojnë punimet e Asamblesë së Përgjithshëm të OKB-së që të caktohet rrjedha e mëtejshme e dialogut.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›