Nis edicioni i 13-të i festivalit të filmit

Pothuajse çdo gjë është gati për t`ju rikthyer pas 5 vitesh emocioneve të "kinematografisë Shqiptare" në edicionin e 13-të të festivalit të filmit.
Drejtori i Qendrës së Kinematografisë Artan Minarolli tha se tashmë është e hapur gara për konkurentët, për të gjithë kineastët shqiptarë, kosovarë dhe Maqedonas si edhe për të gjithë shqiptarët për përzgjedhjen e filmit fitues nga "2007-2012"dhe aktorëve më të mirë në datën 3-9 nëntor.
Sipas Minarollit e një rëndësie të veçantë është edhe pjesëmarrja në Festivalin e filmit në Prishtinë enkas në kuadër të festimeve të 100-vjetorit.
Për përzgjedhjen e filmit fitues dhe aktorëve më të mirë do të ketë dy juri , dhe sipas Minarollit është akoma herët për ti bërë publikë. Hartimi i katalogut përmbledhës gjithashtu është në fazat përfundimtare të punimit.