E Shtunë, 31 Tetor 2026

Planet kineze per anijet kozmike

25 Shtatori 2008 ishte momenti kur Kina hyri ne analet e historise se fluturimeve kozmike. Astronauti apo si e quajne kinezet taikonauti Zhai Zhigang ishte kinezi i pare qe duke zbritur nga anija kozmike Shenzhou-7 provon mungesen e peshes ne hapesire.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Parada e mireseardhjes pas misionit

Zhai Zhigang dhe koleget bashkefluturues festohen ne Kine si heroj te popullit. Por programi i Kines eshte me ambicioz.

Liyan Han profesor ne Universitetin e Pekinit per Hapesiren kozmike thote Ketu behet fjale natyrisht edhe per qellime mbrojtese por sidomos per shkencen dhe teknologjine - dhe per interesa ekonomike

Projekti tjeter nje stacion kozmik kinez

Kinezet deshirojne ta dergojne qe kete vit modulin e pare ne hapesire dhe te ushtrojne menyren e ankorimit te tij.

Yang Liwei nga programi i Kines per anijet kozmike me ekuipazh thoteQellimi eshte te arrijme sukses me teknologjine tone te ankorimit te anijes kozmike me stacionin.

Stacioni kozmik pritet te jete gati pas dhjete vjetesh - e pra ne ate kohe kur stacionin nderkombetar kozmik ISS do te nxirret jashte perdorimit.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Zhai Zhigang dhe koleget bashkefluturues festohen ne Kine si heroj te popullit

Pas perfundimit te programit anijeve kozmike amerikane Shuttle astronautet amerikane do te kene mundesine te fluturojne ne bordin e nje anijeje kozmike kineze - e cila do te jete atehere posti i vetem i njerezimit ne hapesiren kozmike.

Kina sigurisht qe synon te shkoje edhe me te lart te dergoje nje njeri ne Hene dhe te barazohet keshtu ne te njejtin nivel me amerikanet.

Autor Beate Thomsen / Pandeli Pani
Redaktor V.Filaj-Ballvora

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›