Damasku therret ambasadoret e SHBA-se dhe Frances
Ministri i Jashtëm i Sirisë ka thirrur ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Francës, Robert Ford dhe Eric Chevallier, për të protestuar kundër vizitës së tyre në qytetin rebel të Hamës pa asnjë autorizim.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale.
Siria e ka konsideruar si një ndërhyrje në punët e brendshme të saj këtë vizitë.