E Martë, 3 Nëntor 2026

Planeti Mars me stinë, shkencëtarët francezë publikojnë studimin

Shkencëtarët kanë përforcuar hipotezat se Marsi ka qenë planet ku dikur gjallonte jeta.

Madje në të mund të ketë pasur sezone të thata e të lagështa, të ngjashme me stinët në Tokë.

Shkencëtarët francezë kanë publikuar një studimin në të cilin tregohen prova fosile që sugjerojnë se planeti i kuq kishte një klimë ciklike më shumë se tre miliardë vjet më parë.

Studiuesit besojnë se stinët e lagështa dhe të thata kanë krijuar kushte ideale për zhvillimin e jetës atje, gjë që do të hapte fusha të reja kërkimi në proceset natyrore.

Lumenj dhe liqene të mëdha mendohet se janë shtrirë në të gjithë sipërfaqen e tij. Zbulimi i një terreni kaq të lashtë nuk mund të ishte kurrë i mundur në Tokë, ku pllakat tektonike vazhdimisht riorganizojnë sipërfaqen, duke shoshitur gjurmë të tilla të gjata të së kaluarës.

Kjo do të thotë se studimi i Marsit, mund t’i ndihmojë shkencëtarët të zgjidhin misterin se si filloi jeta në planetin tone.

Eksperimentet e mëparshme kanë treguar se mjedisi në fqinjin tonë planetar siguron kushtet ideale për formimin e komponimeve komplekse si acidi ribonukleik, që është i pranishëm në të gjitha qelizat e gjalla.

Gazetar: Artur Mata

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›