Planeti i qyteteve gjigante
Ne vitin 1950 ishin vetem dy metropole me me shume se 10 milione banore. Ne 2050-n do te jene gjithsej 27 ku Tokio do te mbaje rekordin me 36 milione. Por gara per qendrat urbane sjell me vete edhe shume rreziqe. Ja cilat jane
Chonging dhe Cenai Karacii Lagos Daka e Kinshasa eshte koha te fillosh ti kujtosh mire keto emra ti vendosesh ne harten e re te botes dhe ti fiksosh ne hierarkine gjeopolitike te lajmeve tona. Planeti po shkon drejt nje revolucioni te ri drejt triumfit te superqyteteve. Ne 40 vitet e ardhshme do te jene te pakten 27 perqendrime urbane ku disa do te kalojne pragun e 20 milione banoreve ndersa te tjeret ate te 30. Eumlshte nje transformim qe do te kete pasoja ne cdo fushe nga stili i jeteses tek konsumi kulturor nga energjia tek uji i pijshem deri tek ekuilibrat politike dhe sistemet e qeverisjes. Nje studim qe eshte duke dale ne SHBA The World in 2050 nga shkencetari Laurence C. Smith gjeograf i Universitetit te Kalifornise ne Los Anxhelos hedh drite mbi pasojat e ketij ndryshimi te madh. The World in 2050 i bazuar tek projeksionet demografike nxjerr ne drite nje planet ku jo vetem qendra e mases se pasurise dhe pushtetit po zhvendoset nga Perendimi drejt Lindjes por me shpejtesi te madhe po shfaqet edhe Jugu me Ameriken Latine dhe Afriken befasuese. Ne menyre drastike po ndryshon natyra dhe fluksi i migrimeve ndersa lufta per burimet natyrore do te zhvendoset drejt kufijve gjithmone me te larget Pushtimi i botes se re per rezervat e ujit qe mbajne akujt e Antarktides apo ato te naftes dhe gazit ne basenet polare ose sfida per kolonizimin e hapesires. Pjeserisht kjo sapo ka ndodhur dhe po zhvillohet poshte syve tane. Ne vitin 1950 ishin vetem dy zona metropolitane pertej pragut te 10 milione banoreve Nju Jorku dhe Tokio. Sot ky prag eshte tejkaluar nga dhjetera megaqytete shume prej te cilave ne vendet emergjente. 2010 ka qene ne fakt viti i ndryshimit historik ne raportin qytet-fshat dhe eshte hera e pare qe nga origjina e qyteterimeve njerezore qe banoret e zonave urbane kane kaluar fshataret dhe rezidentet e tjere te zonave rurale. Por ndryshimi do te pershpejtohet ne vitet e ardhshme nga faktore shume here me te ndryshem dhe kjo do te ndodhe ne boten ku do te jetojne femijet dhe niperit tane. Per shembull metropol eshte nje fjale me origjine greke dhe ne e lidhim me nje model jetese te afirmuar ne Perendim ne kohen e Rilindjes nisen te lulezonin qytet-shtetet ne Itali ne shekullin e 18 Napoli ishte nje nga qytetet me te populluara te Europes ndersa ne shekullin e 19 dhe 20 u shenuan nga projekte te medha urbane te kryeqyteteve perandorake si Vjena Parisi Londra dhe Berlini. Sot nje nga trendet qe na shtyjne drejt qyteteve gjigante ka lindur serish ne Perendim ka te beje me rikthimin ne qytet te brezave te rinj te amerikaneve. Bashkejetesa mes krizes ekonomike modeleve te reja te konsumit emigracionit nxjerrin ne drite American Way of Life. Ne mesin e shekullit te kaluar qytetet amerikane ishin boshatisur nga banoret klasa e mesme ishte drejtuar rreth periferive ndersa qendrat urbane ishin njesoj si zyrat nga te cilat popullsia zhdukej ne mbremje. Tani po ndodh e kunderta lidhjet energjetike kostoja e larte e transporteve por edhe terheqja e te rinjve per konsumin kulturor muze teatro kinema ndikuan ne eksodin e kundert qe u forcua edhe nga emigrantet qe priren gjithmone drejt qendrave urbane. Zona metropolitane Nju Jork-Newark po e sheh veten me nje popullsi qe rritet me ritme galopante e qe ne vitin 2050 do ta kete kaluar pragun e 20 milione banoreve. Rivalja e saj e vetme ne vitin 1950 Tokio do te jete edhe me mire mendohet se do ti kaloje 36 milione banore ne 40 vitet e ardhshme. Mes qyteteve historike edhe Londra dhe Parisi jane te destinuara ti kalojne 10 milione banoret. Por ringjallja e metropoleve ne vendet e industrializimit te vjeter eshte nje pjese e historise por jo me e rendesishmja. Bumi i superqyteteve po shpejtohet mbi te gjitha nga vendet ne zhvillim. Binomi zhvillim-urbanizim po rikthehet tek funksionimi perfekt vetem se qendra e rritjes ekonomike eshte diku tjeter. Kina qe pershkruhet ne librin The Eumlorld in 2050 do te kete nje GDP prej 44.500 miliarde dollaresh shume here me te larte se ajo e SHBA-se 35.000 miliarde. Menjehere pas Amerikes pozicionohet India me nje GDP prej 27.800 miliarde dollaresh. Ne vendin e peste Brazili gati per te kaluar Japonine ndersa asnje vend europian nuk pozicionohet ne peseshen e vendeve lidere. Demografia dhe ekonomia do te ecin krah per krah ndaj nuk na befason aq shume fakti se do te kete kaq shume qytete te medha ne te ardhmen e Indise Mumbai me 26 milione banore Delhi me 225 milione Kalkuta 20 dhe Cennai ish-Madras me shume se 10. Ne Kine matjet e gjeografit Smith e kane kaluar tashme realitetin. Pekini per shembull sipas asaj qe thuhet ne leter ka vetem 14.5 milione banore por ne te vertete jane 20. Por cduhet te themi per nje tjeter qytet me 30 milione banore qe aktualisht mban rekordin boteror. Bufet fjale per Chongqing ne lumin Jance. Gjeografet e Los Anxhelosit kane arritur te zbulojne me mjeshteri tendencen e re qe ka cuar ne shperthimin urban te Afrikes me Kinshasen Lagosin dhe Kajron qe qendron ne krye te te gjitha klasifikimeve boterore. Pas tyre Amerika Latine San Paolo dhe qyteti i Meksikes po ashtu jane projektuar per ta kaluar pragun e 20 milione banoreve. Gjithsej nga 9.2 miliarde banore qe do te kete ne Toke ne vitin 2050 6.4 miliarde do te jetojne neper qytete. Hapin me vendimtar do ta beje pikerisht Afrika me 1.2 miliarde banore qe jetojne ne metropolet e saj kontinenti i zi do te perqendroje thuajse nje te pesten e se gjithe popullsise urbane te planetit. Sot vetem 38 per qind e afrikaneve jetojne ne qytet. Befasuese edhe ndryshimet ne ekuilibrat mes brezave. Vende qe sot i lidhim me nje popullsi me moshe mesatare shume te re do te njohin nje plakje te shpejte ne 40 vitet e ardhshme mosha mesatare e popullsise ne Meksike dhe Iran do te rritet me 15 vjet ne Indi 14 vjet ne Kine 10 vjet. Me pak te ekspozuarit ndaj fenomenit te plakjes do te jene ne SHBA per shkak te emigracionit ne vitin 2050 mosha mesatare e amerikaneve do te rritet me vetem kater vjet. Me te njejtat arsye mund te shpjegohet edhe shperthimi i Kanadase Do kete rritje te popullsise 6 here me shpejt se Kina. Per kete arsye Laurence Smith parashikon qe gara per te terhequr emigrantet globale do te jete nje elemente kyc ne suksesin ose jo te kombeve. Pellgu boteror qe pritet te rinovoje forcen punetore do te behet me pak i bollshem dalengadale per sa kohe qe vendet emergjente do te behen me te pasura dhe me me pak popullsi te re. Ne shoqerite e avancuara metropolet gjigante jane zgjidhja afatgjate me eficiente per nje perdorim racional te resurseve konsumi per person i energjise dhe ujit do te jete me i ulet se sa ai i modelit periferi-shperndarje. Megjithate studimi The World in 2050 na fton qe te mos krijojme iluzione Burimet e rinovueshme si energjia diellore nuk do te mjaftojne per te kenaqur nevojat energjetike. Polet ekonomike dhe demografike te metropoleve gjigande do te jene protagonistet e rinj te gares boterore per furnizimin me nafte gaz uje te pijshem. Qe ketu nis gara mes fuqive te medha per te vendosur dominimin e tyre ne arktik Veri dhe me vone ne planete te tjere parashikon gjeografi kalifornian. Ne fund nje pyetje politike ia vlen te behet perqendrimi i popullsise neper qytetet e medha do te sjelle nje zhvillim kaotik dhe paqendrueshmeri politike si ne shume vende afrikane Ne nje bote zhvendosjeje te mases nga fshatrat drejt qyteteve modeli autoritar kinez do te pushtoje edhe kontinentet e tjera. Pervec kesaj emigracioni do te jete gjithmone e me shume me origjine aziatike ne Perendim duke qene se nga 100 persona qe do te lindin duke filluar qe tani e deri ne 2050-n do te jene me origjine aziatike.