NGA DIKTATURA PROLETARE N DIKTATURN PARLAMENTARE
Ndersa mburret ne OKB se Shqiperia po arrin Objektivat e Zhvillimit te Mijevjecarit Kryeministri Berisha eshte vene ne krye te proceseve qe po e shtyjne vendin me te varfer te Europes drejt skemave totalitare te qeverisjes se shtetit. Vetem 20 vjet pas permbysjes se diktatures se proletariatit demokracia parlamentare po degjeneron me shpejtesi ne nje diktature parlamentare te partise ne pushtet dhe liderit te saj absolut. Episodi me i fundit i ketij regresi politik te rrezikshem per fatet e demokracise dhe lirise ishte falsifikimi ne Kuvendin e Shqiperise i procesit te votimit te dekretit te Presidentit Topi lidhur me ligjin per pronat. Krejt ne kundershtim me rregulloren e Kuvendit dhe me kritikat e opozites mazhoranca diktoi prandaj dhe flasim per diktature me arrogance tiranike hedhjen poshte te dekretit ne nje votim qartazi te paligjshem. Vetem pak muaj me pare Jozefina Topalli udhehoqi nje tjeter proces votimi skandaloz duke neperkembur te drejtat e ligjshme te pakices parlamentare me nje gjakftohtesi dhe perbuzje te denje per spikerin e dikurshem hitlerian te Rajhshtagut gjerman Herman Geringun.
Ka me shume se nje vit qe mazhoranca berishiste shfaqet e brengosur per mospjesemarrjen e opozites ne punimet e Kuvendit por nderkaq sa here opozita eshte ne salle nuk ngurron ti tregoje se ajo eshte atje vetem sa per garniture. Shembull i kesaj kreshendoje diktatoriale qe votimi ne fund te sesionit te kaluar te ndryshimeve ne buxhetin e shtetit. Folesja Topalli as nuk denjoi qe sipas rregullores se Kuvendit te degjonte verejtjet e opozites nen per nen por i miratoi ato me nje fryme. Zonja Topalli deshmoi keshtu publikisht se ne mendesine e saj diskutimet parlamentare aq me teper nga opozita jane nje kohe e humbur kot nje formalitet i bezdisshem qe duhet suprimuar qofte edhe duke dhunuar rregulloren e Kuvendit. Dhe ashtu beri. Ajo ngjarje e shemtuar qe nje perdhunim spektakolar i rregullave te lojes parlamentare ashtu sikunder eshte nje dhunim i tille edhe falsifikimi i votimit te Dekretit te Presidentit Topi mbi ligjin per pronat ndodhur pak dite me pare. Arroganca qe shfaq shumica eshte alarmuese ne disa rrafshe kryesore. Ne radhe te pare ajo bie ndesh me rregulloren e Kuvendit. Kjo eshte as me shume dhe as me pak por te dalesh mbi ligjin duke ngjizur keshtu nje pushtet te pakufizuar te shumices. Ne saje te ketyre praktikave tiranike shtegu per sundimin e shtetit nga nje parti e vetme eshte hapur edhe me shume. Sepse rasti eshte vetem nje nga episodet e shumta qe denoncojne tendencen e fuqishme dhe degjeneruese te pushtetit berishist per te dale mbi ligjin kur dihet se nje demokraci liberale mund te jetoje sikunder nenvizon edhe Hannah Arendt vetem aty ligji eshte mbi pushtetin dhe pushteti vetem nje mjet per zbatimin e ligjit. Ndersa betohet dhe bllokon transparencen e zgjedhjeve ne emer te respektit ndaj ligjit pushteti berishist shkel ne menyre frekuente rregulloren e Kuvendit ligjin apo kushtetuten e funksionimit te tij. Dyfytyresia eshte krejt e hapur.
Nje rrafsh tjeter i tiranise diktatoriale te shumices manifestuar ne rastin e votimit te dekretit per pronat ka te beje me shume se me proceduren me permbajtjen e tij. Ajo cka synonte Presidenti Topi me dekretin e tij eshte ne perputhje edhe me kerkesat dhe aspiratat e klases se pronareve qe pasi u zhvaten dhe u persekutuan per 40 vjet nga diktatura komuniste kane mbi 20 vjet qe persekutohen edhe nga diktatura e nje demokracie te korruptuar. Duke votuar krejt ne kundershtim me interesat e pronareve ne favor te nje ligji qe e le ceshtjen e kthimit te pronave ne thonjte e subjektivizmit dhe korrupsionit qeveritar si dhe te korrupsionit te gjykatave vendase lidershipi i PD-se demonstroi hapur se ringritja e se drejtes se prones private te bere germadhe nga komunizmi dhe shenjterimi i saj si themel i nje shteti te se drejtes nuk jane pjese e ambicies politike te tij. Ndryshimet ne ligjin per pronat te sapo miratuar vetem me votat e shumices ne Kuvend jo vetem nuk do korrigjojne padrejtesite e vjetra por do behen shkak padrejtesish dhe zvarritjesh edhe me tragjike per klasen e pronareve te ligjshem ne kete shtet me shume ligje por pa fare drejtesi.
Por incidenti qe po shqyrtojme denoncon edhe zhvillime te tjera alarmante. Mbi te gjitha deshmon se kjo shumice dhe ky pushtet eshte i prirur te falsifikoje deri edhe votime te hapura ne tempullin e demokracise. Kjo do te thote se as mund te behet fjale qe ky pushtet te heqe dore nga ngasja per te manipuluar e falsifikuar votime te fshehta dhe ne kuti te mbyllura ne fshatrat dhe skerkat e Shqiperise. Eumlshte nje zhvillim qe perligj alarmet e opozites mbi manipulimet e zgjedhjeve te 28 qershorit edhe me shume se faktet e zbuluara ne Ruzhdije. Sepse denoncon nje natyre pushteti qe nuk e permban dot arrogancen per te rrembyer ate qe nuk i takon edhe perpara kamerave dhe syve te publikut. Nderkaq incidenti denoncon perseri nje tendence konstante autoritariste drejt nje pushteti gjithnje e me diktatorial te nje partie te vetme PD dhe liderit te saj te perjetshem Sali Berisha. Nuk do shume mend te kuptohet se vendimi i Topallit per te votuar per te dyten here nje dekret qe nuk u hodh dot poshte nga shumica ne votimin e pare i ka rrenjet ne presionet e ushtruara ne prapaskene nga Kryeministri Berisha. Jane aty edhe rreshtimet servile te deputeteve te shumices pavaresisht nga partite sipas urdhrit te Zeusit Berisha. Kulti i semure i ketij te fundit nuk mund te lejonte qe te pesoje disfate ne fakt gjeja me normale ne nje demokraci normale perballe nje institucioni si ai i Presidentit te Republikes. I mbrujtur me mendesi komuniste se fjala e liderit nuk behet dysh Berisha nepermjet Topallit diktoi vullnetin e tij duke dale mbi ligjin e funksionimit te Kuvendit. Motoja e tij ka qene dhe mbetet ajo e nje lideri enverist Ligji jam une Rasti deshmon edhe nje here se ky politikan po behet gjithnje e me i rrezikshem per demokracine dhe lirine duke akumuluar gjithnje e me shume pushtet ne duart e tij. Tashme Berisha eshte kreu absolut i ekzekutivit dhe i legjislativit. Ai po fiton terren alarmues ne pushtetin e drejtesise dhe nese nuk rezistohet me sukses nuk do te jete e larget dita kur duke perfituar nga amendimet e Kushtetutes do te marre kreun edhe te Keshillit te Larte te Drejtesise duke emeruar me vetem 71 vota nje nga beniaminet e tij ne postin e Presidentit te Republikes. Ndarja reale e pushteteve ne Shqiperi po merr fund. E vetmja rezistence e mbetur eshte opozita politike dhe nje shoqeri civile qe per momentin ka humbur pa nam e nishan. Prandaj themi se po rreshqasim drejt nje diktature te nje partie te vetme nje diktature jo proletare por demokratike dhe parlamentare. E megjithate nje diktature.