E Enjte, 5 Nëntor 2026

Plani europian për Kosovën/ Studentët serbë protestojnë: Tradhëti, Vuçiç të dorëhiqet

Studentët ne beograd  kanë protestuar mbrëmjen e kësaj të marte kundër propozimit Europian për Kosovën. Me pankartanë duar, studentët theksuan se ky plan nënkupton dhënien e Kosovës, gjë e cila sipas tyre nuk mund të ndodhë.

Pasi u mblodhën para Fakultetit të Filozofisë, tubuesit marshuan në rrugët e Beogradit. Më pas ata ndaluan dhe para ndërtesës së Radio Televizonit serb.

“STUDENTËT PËR KOSOVËN”, ishte slogani nën të cilën tubuesit shprehën zemërimin e tyre ndaj propozimit Europian.

SIpas tyre, qeveria në Serbi dhe presidenti Aleksandër Vuçiç po tregojnë synimin e tyre për të pranuar planin për çështjen e Kosovës. Ata e konsideruan tradhëti pranimin e këtij propozimi dhe kërkuan dorëheqjen e presidentit serb.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›