Erdogan: Brenda një viti do të ndërtohen 488 mijë shtëpi të reja për të pastrehët e tërmeteve

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, është zotuar se do të rindërtojë rajonin jugor të vendit të tij, të goditur muajin e kaluar nga tërmete të fuqishme që morën jetën e mbi 46.104 personave, shkruan Anadolu Agency.
“Sot, derisa lëmë pas javën e katërt nga tërmetet, ne shohim më qartë përmasat e fatkeqësisë që përjetuam dhe ndjejmë dhimbjen e humbjeve tona më thellë”, tha presidenti Erdoğan pas një takimi të kabinetit në kryeqytetin Ankara.
Më 6 shkurt, dy tërmete me magnitudë 7.7 dhe 7.6 goditën 11 provinca turke, respektivisht provincat Adana, Adıyaman, Diyarbakirö Elazığ, Gaziantep, Kahramanmaraş, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Şanlıurfa. Mbi 13.5 milionë njerëz u prekën nga tërmetet në këto provinca turke, si dhe shumë të tjerë në Sirinë veriperëndimore.
“Qëllimi ynë është që në dy muajt e ardhshëm të fillojmë ndërtimin e 244 mijë ndërtesave dhe 75 mijë shtëpive të fshatit”, tha presidenti turk, duke shtuar se ndërtimi i 22 mijë prej tyre tashmë ka filluar.
Ai theksoi se brenda një viti gjithsej 488 mijë shtëpi të reja do të ndërtohen për të pastrehët e fatkeqësive në zonat e goditura nga tërmeti.
Presidenti turk gjithashtu tha se 100 mijë kontejnerë do të vendosen brenda dy muajve në rajon për 500 mijë të pastrehët e tërmetit që të jetojnë në kushte më të mira.
/ Sipas Anadolu Agnecy /