E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plani i BQE rrezikohet nga Gjermania

Premtimi nga Banka Qendrore Evropiane për të bërë " cdo gje qe ishte e nevojshme per te shpetuar euron po sfuidohet nga nje gjykate kushtetuese ne Gjermani.

Betimi i BQE-së për të blerë bono të vendeve të eurozonës, nëse ata jane nën presion të rëndë ka qenë e kredituar per frenimin e krizes ne eurtozone. Ndersa ekziston frika se nje vendim gjykate kunder , mund te rindez panikun n tregje.

Kreu i bankës qendrore te Gjermanisë thote se nje politike e tille bie ndesh me kushtetuten gjermane . Jens ËEIDMANN thote se kjo eshte e paligjshme, ndersa pritet qe argumentet e tij ti paraqese para gjykates .

Presidenti i BQE Mario Draghi I ka quajtur Transaksionet e plota monetare "ndoshta si masat më të suksesshëm të politikës monetare të ndërmarrë në kohën e fundit".
Pas shpalljes se saj ne vitit të kaluar, besimi është kthyer, edhe pse BQE nuk ka nevojë te vere ne veprim planin e saj.

BQE ka bere me dije se cdo vend qe ka nevoje per ndihme do ta marre ate me ate te nje plani shpetimi nga vendet e tjera të BE-së

Gjykata në Karlsruhe do të mbajë dy ditë séance degjimi , disa muaj para se te marre vendimin e saj. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›