E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia do te prese kete vit rreth 25 me shume turiste

Grupet e turistëve që pritet të vizitojnë brigjet, por edhe qytetet shqiptare pritet të jenë shumë më tepër këtë vit. Rritja e sigurisë dhe stabilitetit në vend, pos jell edhe turistë aziatikë, sipas agjencive.

Do të vijnë më shumë këtë vit. Natyra, vlerat kulturore e historia e shqipërisë po tërheqin më shumë turistë të huaj. Me interesin në rritje, janë vetë turistët që na kujtojnë se Shqipëria nuk ka vetëm det e diell të shndritshëm.
Optimismi i agjentëve turistikë vjen më përmirësimin e kushteve në vend.

Në rrugën drejt kështjellave, apo qendrave arkeologjike tashmë nuk do të gjejmë vetëm turistët e Europës perëndimore. Prej dy vitesh, Shqipëria është bërë destiancion edhe për ata që quhen ndryshe “turistët e Botës”, aziatikët

Paketat rajonale të turizmit janë ato që tërheqin më shumë interesin e të grupeve të huaja. Por, agjentët turistikë tregojnë se Shqipëria merr rreth 70% të qëndrimit të turstikëve në paketat javore apo dhjetëditore të grupeve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›