Sawers: Pavaresia e Kosoves, realitet i pakthyeshem

Ambasadori i Britanise se Madhe ne OKB ka deklaruar se Serbia duhet te pranoje faktin qe Kosova eshte shtet. Ne nje interviste per RTV21, John Sawers theksoi se pavaresia tashme eshte realitet i pakethyeshem.
Sipas tij, Gjykata Nderkombetare e Drejtesise do te duhet te marr parasysh jo vetem aktin e shpalljes se pavaresise se Kosoves, por edhe rrethanat paraprake mbi te cilat eshte shpallur kjo pavaresi.
“Kosova, ashtu si edhe Serbia duhet te kete te drejten e saj per te paraqitur argumentet para gjykates”, eshte shprehur Sawers.