E Diel, 1 Nëntor 2026

Plani i Izraelit për vendbanimet në Bregun Perëndimor, Danimarka u bashkohet vendeve të tjera: Dënojmë aktin

Një deklaratë e përbashkët e Danimarkës, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë, Italisë, Komisionit Evropian, Holandës dhe Kanadasë, së bashku me vende të tjera, ka dënuar vendimin e Izraelit për të publikuar tenderët e ndërtimit për projektin e vendbanimit E1.

“Vendimi i Qeverisë izraelite për të publikuar tenderët e ndërtimit për projektin e vendbanimit E1 është i papranueshëm”, thanë liderët, duke paralajmëruar se ai do të “minonte perspektivën e zgjidhjes me dy shtete duke krijuar një ndarje nëpër Bregun Perëndimor dhe duke dëmtuar vazhdimësinë territoriale të Territoreve Palestineze”.

Ata riafirmuan se “e drejta ndërkombëtare është e qartë se vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor janë të paligjshme”, siç përshkruhet nga OKB-ja.

Duke cituar “nivele të paprecedenta të dhunës nga kolonët ndaj civilëve” dhe “kufizime serioze mbi ekonominë palestineze”, nënshkruesit i bënë thirrje Izraelit që “të tërheqë menjëherë këto plane dhe të ndalojë zgjerimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor”.

Ata paralajmëruan se ky hap do të “minonte më tej pozitën ndërkombëtare të Izraelit”.

Gjithashtu, ata paralajmëruan bizneset që të mos ofertojnë për tenderët e lidhur me ndërtimin, duke përmendur “pasojat ligjore dhe reputacionale, përfshirë rrezikun e përfshirjes në shkelje serioze të së drejtës ndërkombëtare”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›