E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plani i OKB, 10 mijë vetë në protesta në Prishtinë

Rreth 10 mije veta nga të gjitha komunat e Kosoves dolën ne rrugët e Prishtinës për të protestuar ne lidhje me planin gjashtë pikësh të Ban ki Moon. (UPDATE)

Parulla të shumta kundër Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së si dhe kundër ndarjes së Kosovës u hodhën gjatë dy orëve të protestes.

Turma u mblodh perpara Bibliotekës Kombetare dhe prej aty u nis ne një marshim paqesor nëpër rrugët e kryeqytetit, duke formuar në mënyrë simbolike shkronjën S që do të thotë Sovranitet.

Gjatë marshit u ndalën përpara institucioneve të Kosovës, ku kërkuan që të mbrohet deri në fund kushtetuta e vendit, ku thuhet se territori i Kosovës është një dhe i pandashëm.

Stacioni i fundit i tyre ishte ndërtesa e UNMIK-ut ku u hodhën parulla kundër tij.  Binte në sy  pjesëmarrja e të gjitha kategorive dhe shtresave të shoqerisë.

Demonstrata u organizua nga shoqeria civile, ku bënin pjesë rreth 20 organizata joqevritare. Asnje incident nuk është shenuar nga policia



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›