Hamiti: Plani 6 pikesh sjell ndarjen e Kosoves

Deputeti Sabri Hamiti, njekohesisht anetar kryesie e LDK-se, ka deklaruar se plani 6 pikesh i OKB-se per vendosjen e misionit EULEX eshte i papranueshem pasi parashikon ndarjen e Kosoves.
“Gjashte pikat jane te papranueshme jo vetem per autoritetet, por edhe per popullin e Kosoves pasi ne menyre hileqare e tinzare promovojne ndarjen e vendit”, ka pohuar Hamiti.
Ai ka shtuar se plani per shtrirjen e misionit te rendit dhe ligjit duhet te jete ne perputhje me ligjet dhe Kushtetuten e Kosoves.
“Cdo mision nderkombetar qe do te jete ne Kosove duhet te veproje ne kuader te Kushtetutes dhe ligjeve te Kosoves”, ka shtuar Hamiti.