E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama Djegja e Kuranit anti-amerikane

Presidenti amerikan Barak Obama ka kerkuar nga drejtuesit e nje kishe te vogel ne Florida qe te heqin dore nga planet per djegjen e Kuranit.
Duke folur per mediat amerikane Obama i cilesoi planet si shkaterruese dhe nje qendrim i rrezikshem.

Ai shtoi se planet per djegjen e librit te shenjte te fese islame jane ndihme per Al Kaiden ne rekrutimin e militanteve. Sipas presidentit amerikan djegja e Kuranit eshte teresisht kunder vlerave tona si amerikane.

Komandantet ushtarake te SHBA-ve kane terhequr verejtjen se djegja e Kuranit mund te rrise numrin e sulmeve kunder trupave amerikane ne Afganistan apo ne vende te tjera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›