Plani urbanistik i Tiranës, këshilltarët e majtë padi bashkisë
Plani urbansitik përplas opozitën dhe mazhorancën në këshillin e Bashkisë. Nga kryebashkiaku Lulzim Basha ky plan urbanistik do të zgjidhë probleme të Tiranës si trafiku, ndërsa opozita në Bashki e ka quajtuar si një tjetër projekt të mbivendosur si ai i sheshit “Skëndebej”, që në rastin e planit urbansitik shkojnë dëme 1 milion euro të dhëna nga qeveria hollandeze.
Aldrin Dalipi, kreu i këshilltareve të majtë thotë se do të dorëzojë në Prokurorinë e Tiranës një tjetër padi për Bashkinë.Dalipi thotë se plani urbansitik është paraqitur si projekt që në kohën kur Edi Rama ishte në krye të Bashkisë së Tiranës dhe ky projekt ka qëndruar për më shumë se 2 vjet në zyrën e kryeministrisë.
Opozita në këshillin bashkiak shprehet e shqetësuar se si po mbivendosen projekte si sheshi “Skënderbej”, xhamia për muslimanët, mbi të cilat ka patur firma fituese dhe invesime miliona euro.