E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plas sherri/ Çim Peka i nxjerr të palarat Mul Nokës

cim pekaGazetari Çim Peka duket se është në luftë me ministrin e Brendshëm, Flamur Noka.

Konflikti mes dy kuksianëve është aq evident sa tashmë përballja bëhet në fushë të hapur, në Facebook.

Në fakt nuk dihet përse Peka është zemëruar me ministrin e Brendshëm, vëllai i të cilit për disa kohë ka shërbyer në administratën e Mulit si zëvendësministër, por fakt është se gazetari ka filluar të godasë publikisht Mulin, madje duke vënë në pikëpyetje dhe inteligjencën e tij.

Sipas statuseve të gazetarit, Muli është antiedukativ për djalin e tij sa herë del në televizion, ndërsa sot në mesditë aludonte se Flamur Noka, kur ishte student, paguhej nga SHIK-u i Gazidedes.

Për të sqaruar çdo keqkuptim lidhur me statusin e djeshëm Muli anti-edukativ. Muli është burrë i sakrificës dhe inteligjent. Po ju tregoj një episod për ilustrim. Në vitet ’93 së bashku me Mulin kemi qenë student te 21-ishi. Fukarallëk i madh, ushqeheshim në mensat e shkollës. Me lata. Muli i veshur me xhaketë me kuadrate (ashtu visheshin ata që ndihmonte Gazidede), sakrifikonte duke provuar i pari ushqimin në kuzhinën e mensës, që të sigurohej që ushqimi ishte brenda standardeve. Por, përveç sakrificës, kjo tregonte dhe inteligjencën. Se hante pa lata. D.m.th pa lekë, shkruan Çim Peka në faqen e tij në Facebook. Por pak orësh, pasi shkruante për rininë e hershme me Ministrin e Brendshëm dhe rolin e tij antiedukativ, Çim Peka ka hequr të dy statuset që i adresoheshin Flamur Nokës./l.ç

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›