Plas te Reali, Murinjo debat me futbollistët
E përditshmja spanjolle Marca, e cila njihet edhe për bindjet e saj promadrilene, nuk ka mundur të fshehë një debat mes trajnerit Zhoze Murinjo dhe disa prej lojtarëve më të rëndësishëm të ekipit. Ngjarja ka ndodhur gjatë seancës stërvitore ditën e premte dhe shkak ka pakënaqësia e teknikut për disa deklarata për shtyp që kishin dhënë futbollistët. Nga ana tjetër, lojtarët kanë shprehur pakënaqësinë për taktikat dhe sjelljen arrogante të Zhozesë. Një situatë e pakëndshme, por që ka konfirmuar se tashmë brenda ekipit të Realit ka përçarje.