Bundesliga 1, fiton Dortmund dhe Leverkuzen
Borusia Dortmund ka dhuruar spektakël, duke mundur Hamburgun 5-1. Serinë e golave e ka hapur Kevin Groskrojc, që në minutën e 16-të. Në një superformë janë paraqitur dy polakët, sulmuesi Robert Levandovski (37, 83), si dhe Jakub Blazçikovski (58, 76), të cilët gjunjëzuan vendësit me dy dopietat. Goli i vonë i bomberit peruan, Guerrero (86), nuk vlejti për gjë tjetër, veçse për statistikë. Fitore të mundimshme shënoi edhe Leverkuzeni 3-2 në fushën e vet ndaj Mancit (Pospeç 10, Friedrish 35, Bender 70/ Polanski 50, Kaligiuri 53).