E Diel, 1 Nëntor 2026

Platini dhe Duka ne feste Berisha Stadium modern



Presidenti i UEFA-s francezi Mishel Platini i shoqeruar edhe nga 11 presidente federatash futbolli ne mbare Europen perfshire ate spanjoll polak grek ukrainas etj. mberriti ne Shqiperi me rastin e 80-vjetorit te krijimit te Federates Shqiptare te Futbollit qe daton ne vitin 1930. Platini ne viziten e tij te peste ne Shqiperi qysh kur mberriti per here te pare me 17 nentor 1990 si trajneri i ekipit Kombetar te Frances per ndeshjet eliminatore te Kampionatit Europian 1992 Shqiperia humbi 1-0 u prit ne aeroportin nderkombetar Nene Tereza - dje bamiresia shqiptare me fame boterore kishte dhe diten e Lumturimit te saj - nga drejtuesit me te larte te FSHF-se perfshire presidentin Armando Duka.

PERURIM FUSHASH
Presidenti i UEFA-s Mishel Platini i shoqeruar nga presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit Armando Duka u prit nga kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Ramen ne hyrje te fushes stervitore te Tiranes Skender Halili. Numri nje i qeverise europiane te futbollit peruroi dy ambiente stervitore te shtruara me bar artificial investime keto ku UEFA ka dhene fondet e saj. UEFA ka bashkepunuar ngushte me Federaten Shqiptare te Futbollit permes solidaritetit ne programin Hat-trick nje program shume i rendesishem ne federatat me te ardhurat modeste sic eshte Shqiperia. UEFA ka investuar shume vitet e fundit ne infrastrukturen e futbollit shqiptar. Te pranishem kane qene drejtues te larte te rekordmeneve te Shqiperise perfshire presidentin-donator Refik Halili shefin e klubit Rauf Dimraj trajnerin e bardhebluve Nevil Dede si dhe ish-figura te njohura te se kaluares sportive te klubit me te vjeter te kryeqytetit.
Platini Duka dhe Rama improvizuan nje konference te shkurter per mediat ku nuk munguan as batutat e francezit i njohur per te tilla efekte. Rama Do doja te kujtoja qe disa vite me pare se bashku me Platini ne inauguruam nje fushe te vogel futbolli ne oborrin e nje shkolle. Sot inaugurojme nje fushe te madhe ne oborrin e skuadres me te madhe te Shqiperise Tiranes.
Platini asistoi ne nje ndeshje paraterinjsh duke bere dhe foto me lojtaret.

STADIUM MODERN
Ne oren 1600 agjenda e Platinise vazhdoi me pritjen e dhene nga kryeministri shqiptar Sali Berisha ky i fundit eshte specializuar si mjek ne France. Kryeministri Sali Berisha po shfaqet kohet e fundit ne rolin e nje tifozi te madh te futbollit. Pas deklarimit gjate nje mbledhje qeverie Berisha deklaroi zyrtarisht gjate pritjes se presidentit te UEFA-s Mishel Platini se dhe Federata Evropiane e Futbollit ne bashkepunim Federaten Shqiptare te Futbollit do te beje ne kryeqytetin shqiptar nje prej stadiumeve me modern te rajonit dhe te Evropes. Nuk do te jete stadiumi me i madh por do te jete me i bukuri. Puna per ndertimin e tij do te nise sa me shpejte. Qeveria do te beje te gjitha perpjekjet qe ky stadium te perfundoje ne 100 vjetorin e pavaresise - tha Berisha. Puna per stadiumin e ri do te nise sa me shpejt. Duhet ta kemi gati per vitin 2012. Ky stadium do te behet ne bashkepunim me UEFA-n. Do te ndertojme stadiumin me te bukur - tha Berisha i cili se fundi ne stadiumin aktual Qemal Stafa ishte i pranishem gjate ndeshjes Shqiperi-Bosnje 1-1 te vlefshme per eliminatoret e Kampionatit Europian te vitit 2012. Kryeministri shtoi Dua ta falenderoj ate Platinine me shume mirenjohje qe vjen ne nje date historike per futbollin shqiptar vjen per te festuar se bashku me ne 80 - vjetorin e futbollit te ketij vendi i cili eshte nje histori e vertete suksesi. Sipas Platinise stadiumi te inaugurohet ne menyren me madheshtore me te denje me nje superkupe te luajtur me rastin e inaugurimit te tij.

RAST I RRALLE
Presidenti i UEFA-s u tregua shume i hapur dhe entuziast. Besoj se nuk jam pritur ndonjehere ne menyre kaq te ngrohte sa sot. Pasioni qetesia e perziere kjo me nje frengjishte shume te bukur te zotit Kryeminister me ben mua sot te lumtur. Zoti Kryeminister sapo ju premtoi se do keni ne ditet e ardhshme nje stadium te ri ketu ne Tirane. Dhe besoj se eshte nje dhurate shume e bukur per Federate Shqiptare te Futbollit. Gjithashtu eshte nje dhurate shume e bukur sepse besoj se Shqiperia ka shume nevoje per nje dhurate te tille. Ne qofte se ju keni ekipe te cilat mund te kualifikohen per Ligen e Kampioneve ato nuk mund te luhen ne stadiumin qe ju keni sot per sot. Kjo do te thote se Kryeministri e ka kuptuar shume shpejt dhe shume mire rendesine se ju duhet te keni nje stadium te ri. UEFA do ta mbeshtese sa me shume te jete e mundur Federaten Shqiptare te Futbollit per krijimin dhe ndertimin e stadiumit te ri sepse UEFA nderkohe eshte nje nder te rrallat raste qe ka zgjedhur Federaten Shqiptare te Futbollit per ta ndihmuar per te ndertuar nje stadium te tille - tha Platini i cili i dorezoi kryeministrit Berisha dhe flamurin e vogel simbolik te UEFA-s. Kjo eshte hera e dyte qe Mishel Platini vjen ne Tirane ne rolin e presidentit te UEFA-s pas Asamblese se Pergjithshme te FSHF-se me 12 nentor te vitit 2008 ku zbuti jo pak atmosferen e renduar te asaj kohe midis qeverise shqiptare dhe Federates Shqiptare te Futbollit. Ne ate kohe presidenti i FSHF-se Armando Duka e konsideroi viziten si historike nderkohe qe ne mbyllje te fjalimit te tij pershendetes Platini tha ne shqip Faleminderit shume. Gjate kesaj vizite Platini u prit nga presidenti Bamir Topi te cilin shefi i UEFA-s e cilesoi si nje nje tifoz i madh e i dashuruar pas futbollit.

DJEGIA E FLAMURIT
I pyetur nga gazetaret ne lidhjen me incidentin ne Xhenova te Italise kur huligane serbe dogjen flamurin shqiptar gjate ndeshjes Itali-Serbi te nderprere pas vetem gjashte minutash loje Platini tha UEFA eshte nje shoqate sporti. Une nuk jam i sigurt se ne ate qe ndodhi kemi te bejme ne ate qe ka te beje me sportin. Duhet pare mire cfare ka ndodhur. Une nuk jam padron i botes politike por jam padron i botes sportive te futbollisteve evropiane. Ky vendim do te merret me 29 nentor pavaresisht se ishte parapare qe te merrej me 28 tetor. Presidenti aktual i UEFA-s Mishel Platini eshte ne kete detyre nga 26 janari i vitit 2007 kur ai fitoi zgjedhjet kunder suedezit Lenart Johanson ne Kongresin e Duseldorfit ne Gjermani.

Platini takime me Topin
Kreu i UEFA-s takoi edhe Presidentin e Republikes Bamir Topi si dhe ministrin e Turizmit Kultures Rinise e Sporteve Ferdinand Xhaferaj.

80 vjet futboll fakte dhe shifra

Federata Shqiptare e Futbollit eshte krijuar me 6 qershor te vitit 1930. Me 26 maj te vitit 1932 u pranua ne FIFA dhe ne vitin 1954 ne UEFA. Presidenti i pare ka qe Rexhep Jella prefekt i Tiranes ndersa presidenti aktual eshte Armando Duka. Deri tani jane zhvilluar 71 kampionate kombetare me Tiranen si kampione e pare 1930 dhe Dinamon si fituese te fundit 2009-2010. Gjithashtu jane zhvilluar 58 edicione te Kupes se Shqiperise me Partizanin si fituesin e me shume trofeve 15. Shqiperia ka fituar Kampionatin Ballkanik ne vitin 1946 trajner serbi Ljubisha Brocic turneun Rothmans ne Malte ne vitin 2000 kur ne bankine ishte Mehdin Zhega. Ne vitin 1978 dhe 1981 Shpresat nen drejtimin e Shyqyri Rrelit. Flamurtari eshte i vetmi ekip shqiptar qe ka kaluar tre ture ne Kupen UEFA. Fitoret me te medha te Kombetares jane ato kunder Belgjikes 2-0 dhe Greqise 2-1.

Platini nje top i arte ne Shqiperi

Mishel Platini legjenda e futbollit francez dhe atij boteror eshte zgjedhur presidenti i ri i UEFA-s. Francezi arriti te fitoje 27 vota nga votimet e 52 perfaqesueseve te federatave europiane anetare te UEFA-s gjate punimeve te Kongresit te XXXI te Zakonshem te UEFA-s qe u zhvillua ne qytetin gjerman te Dusseledorf-it. Ish-presidenti Lennart Johansson siguroi 23 vota nderkohe qe dy vota ishte te pavlefshme. Platini menjehere pas zgjedhjes se tij si president propozoi qe Johansson i cili drejtoi per 17 vjet organizmin me te larte te futbollit europian te jete president nderi. Nga Federata Shqiptare e Futbollit votoi presidenti i FSHF Armando Duka. Mishel Platini pas perfundimit te karrieres futbollistike drejtoi Kombetaren e Frances nga viti 1988 deri ne vitin 1992. Ne krye te perfaqesueses se Frances ai luajti edhe kunder Shqiperise dy here kur humbem 5-0 ne Paris dhe 0-1 ne Tirane ne eliminatoret e Kampionatit Europian 1992 me 17 nentor 1990. Platini ka ardhur kater here ne Shqiperi. Mishel Platini eshte lindur me 21 qershor 1955. Ai gezoi nje karriere gjithmone ne rritje si futbollist perpara se te futej ne boten administrative te futbollit dhe politikes. Platini ka qene nje yll udheheqes ne kohen e tij duke fituar tri here rresht cmimin si Futbollisti Europian i Vitit ne 1983 1984 dhe 1985. Mishel Platini gjate karrieres se tij si futbollist ka luajtur ne France me AS Nancy-Lorraine por emri i tij doli ne dukje te AS Saint-Etienne ne vitin 1979. Platini u be i famshem te Juventusi ne Itali per te cilin luajti nga viti 1982 deri ne vitin 1987. Platini fitoi Ligen e Kampioneve atehere Kupa e Kampioneve ne vitin 1985 Kupen e Kupave sot Liga e Europes ne vitin 1984 dhe Superkupen e UEFA-s ne te njejtin vit. Platini ka qene golashenuesi me i mire i Serise A ne vitin 1983 1984 dhe 1985. Platini ka qene gjithashtu i famshem ne nivelin e ekipit kombetar. Ai e udhehoqi Francen ne fitimin e Kampionatit Europian te vitit 1984 kampionat qe u luajt ne France duke u shpallur edhe golashenuesi me mire i aktivitetit. Mishel Platini morri pjese ne tri Kupa te Botes duke zhvilluar ne total 72 ndeshje nderkombetare per Francen nga viti 1976 deri ne vitin 1987 - ne 49 prej tyre ishte kapiten- duke shenuar 41 gola.

UEFA

Bashkimi i Shoqatave Europiane te Futbollit The Union of European Football Associations apo shkurt UEFA eshte qeveria e futbollit e cila kontrollon dhe administron lojen e topkembes ne Europe. Ne te bejne pjese aktualisht 53 vende perfshire edhe Shqiperine por ende jo Kosova shteti me i ri i ne bote. UEFA eshte me e madhja e gjashte konfederatave kontinentale qe aderojne ne FIFA duke qene njeheresh edhe me e fuqishmja ne termat e pasurise dhe influences ne nivelin e klubeve. Ekipet kombetare te zones se UEFA-s kane fituar se bashku 10 Kampionate Boterore Italia 4 Gjermania 3 Anglia Franca dhe Spanja secila nga nje. Presidenti aktual i UEFA-s eshte francezi Mishel Platini ne kete detyre nga 26 janari i vitit 2007 kur ai fitoi zgjedhjet kunder suedezit Lenart Johanson ne Kongresin e Duseldorfit ne Gjermani.

20 Tetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›