Reali shkelqen kunder Milanit Arsenali e kthen ne shetitje
Ne grupin E Bajerni i Munihut regjistroi fitoren e trete ne po aq ndeshje duke mundur rumunet e Kluzhit me rezultatin 3-2 ne Alianc Arena por me te vecanten se Kadu 32 dhe Panin 37 shenuan autogola ne porten e tyre madje dhe goli i trete i Gomezhit 77 erdhi si pasoje e nje ngaterrimi te topit midis nje lojtari dhe portieri rumun. Kadu 28 dhe Kulio 86 shenuan per Kluzhin. Bajerni hodhi nje hap te madh drejt kualikimit te turit te dyte. Roma zhgenjeu ne shtepi duke humbur 3-1 me Bazelin ne te paren fitore te zviceraneve. Frei shenoi ne te 12 barazoi Borrielo 21 per Romen por Inkom 44 dhe Kabral 90 vulosen fitoren e cmuar cka i barazoi zviceranet me Romen e Kluzhin te tria me 3 pike. Ne grupin F Celsi fitoi ne Luzhniki te Moskes duke mundur 2-0 Spartakun vendas Zhirkov 23 dhe Anelka 43 ishin dhe autoret e golave. Marseja fitoi 1-0 me Zilinen fale ne goli te realizuar nga Divara 49. Ne grupin G Reali dominoi gjate gjithe takimit me Milanin ne fitoren 2-0 te mbreteroreve spanjolle ne Santiago Bernabeu. Kristiani Ronaldo shenoi nje supergol nga goditja e lire ne minuten e 13-te ndersa nje minute me pas Mesut Ozil realizoi golin e dyte qe vulosi fitoren e trete te Realit qe pas tri ndeshjeve te para e sheh veten me pese pike me shume se Milani dhe Ajaksi te dyja ne kuoten e 4 pikeve. Ajaksi i Amsterdamit fitoi me rezultatin e ngushte 2-1. Ne gruoin H Arsenali e ktheu ne shetitje ndeshjen kunder Shahktor Donteskut duke triumfuar me rezultatin 5-1 ndaj ukrainasve. Song Nasri Fabregas penallti Uilsher dhe Camak ishin autoret e pese golave te Topcinjve qe ne tri ndeshjet e para kane grumbulluar 100 per qind te pikeve por dhe 14 gola ne 270 minuta sulmi me i mire ne keto tri jave. Ne ndeshjen tjeter Braga fitoi 2-0 kunder Partizanit te Beogradit Lima 35 dhe Mateus 90.
20 Tetor 2010