E Shtunë, 31 Tetor 2026

Platini kundër televizionit: Ka vrarë arbitrimin

Sipas ish-sulmuesit të Kombëtares franceze, arbitrimi në ditët e sotme mund të quhet i vdekur. Këtë deklaratë numri një i institucionit më të lartë drejtues të futbollit europian e bëri në një prononcim për “France Press”, gjatë ceremonisë së hedhjes së shortit të Kampionatit Botëror.

“Nëse Tieri Henri është simulues, atëherë edhe futbollistët e tjerë janë si ai. Edhe unë kam qenë. Problemi qëndron se në këtë gjendje që është, arbitrimi mund të quhet i vdekur. Dhe ai që e ka vrarë, është televizioni. Këtë e them prej 10 vitesh. Nëse prekja me dorë do të kishte ndodhur para 20 vitesh, këtë episod do ta dinte vetëm Henri dhe portieri”, nënvizoi Platini.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›