E Diel, 1 Nëntor 2026

Platini pa kundershtare ne zgjedhjet e ardhshme te UEFA-s

Ne fund te marsit UEFA do te zgjedhe presidentin e ri. Deri me tani askush nuk ka hedhur kandidaturen

Per kater vitet e ardhshme tek UEFA duket se nuk do te ndryshoje asgje. Dy dite pas afatit te fundit ku cilido qe aspironte per postin me te larte te ketij organizmi duhej te paraqiste kandidaturen e vet askush pervec Mishel Platinise nuk eshte propozuar. Nje lajm te tille e beri dje publik vete organizmi me i larte futbollistik ne Evrope. Keshtu me rastin e Kongresit te Zakonshem te UEFA-s qe do te mbahet ne Paris me 22 mars te 2011 pritet qe Mishel Platini te rimarre edhe per kater vite te tjera kete post kaq te rendesishem.

Zevendespresidenti

Po ne kongresin qe do te mbahet ne Paris do te zgjidhet edhe zevendespresidenti i FIFA-s si dhe nje anetar i Komitetit Ekzekutiv te po ketij organi. Ndersa presidenti i UEFA-s do te jete automatikisht edhe zevendespresident i FIFA-s. Sipas Statutit te UEFA-s Artikulli 19 presidenti i UEFA-s dhe shtate anetare te Komitetit Ekzekutiv te UEFA-s zgjidhen gjate vitit solar qe paraprin vitin kur do te mbahet faza finale e Evropianit ne rastin tone ai qe do te mbahet ne Poloni e Ukraine me 2012. Ndersa tete anetare te tjere te Komitetit Ekzekutiv do te zgjidhen gjate vitit qe pason vitin e zhvillimit te Evropianit.

Objektivat

Edhe pse deri me tani nuk ka dhene asnje deklarate per rizgjedhjen e sigurt ne kreun e UEFA-s Mishel Platini pak kohe me pare shpalosi qarte objektivat qe i ka vene vetes per vitet e ardhshme. Keshtu ne nje interviste te dhene me 17 nentor te ketij viti per Sky Calcio 24 numri nje i UEFA-s u shpreh Ceshtja e basteve eshte nje ceshtje shume serioze. Ne mund te kemi probleme me dhunen ne stadiume me racizmin si dhe me shume gjera te tjera por bastet mendoj se jane problemi yne kryesor. Kur ato futen lsquone loje atehere gjithcka behet me e veshtire. Them keshtu pasi me bastet mund te korruptohet ndonje lojtar dhe rrjedhimisht rezultati i nje takimi mund te merret vesh qe para se te zhvillohet. Pra ne qofte se ndodh keshtu cdo gje ka marre fund. Duhet te kemi shume kujdes. Une u bej nje apel futbollisteve kini kujdes mos e shkaterroni lojen.

Skandali

Gjate vitit qe po leme pas organizmi me i larte i futbollit ne Evrope u perfshi edhe nga nje skandal. Ka qene pikerisht Spiro Marangos nje ish-drejtues i federates qipriote te futbollit qe nga Qipro per gazeten gjermane Sueddeutsche Allegemeine Zeittung ka hapur nje front te ri ku mund te mberrijne informacioni mbi skandalin e dorezimit te organizimit te Evropianit tek Kievi dhe Varshava ne 18 prill te vitit 2007. Vetem se ne ate periudhe kohe flitej nga shume njerez si nje votim politik per nje zgjedhje nga ana e presidentit Johanson qe i kishte premtuar mbeshtetje te fuqishme kreut ukrainas Surkis. Marangos deklaroi me pas se per plot dy vite kerkonte qe te takonte zyrtare te UEFA-s por keto te fundit sipas tij e evitonin duke qene se ishin ne dijeni per informacionet qe kishte qiprioti. Si perfundim kjo histori ka perfunduar ne prokurori atje ku UEFA akuzon Marangosin per shpifje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›