Kategoria Superiore Dinamo dhe Vllaznia ndajne piken qe si vlen asnjeres

Flamurtari dhe Vllaznia presin te qeta Tiranen. Bardheblute luajne sot ne Lac
Ne stadiumin kombetar Qemal Stafa nuk u pa asnje gol ne sfiden mes Dinamos dhe Vllaznise merite per kete ka pa dyshim portieri shkodran Armir Grima qe priti penalltine e ekzekutuar dobet nga Muzaka dhe i mohoi nje gol Viles ne minuten e 90-te i gjendur i vetem me gardianin kuqeblu. Dy momente decizive ne te cilat Grima nuk luajti teater ashtu sic beri nga Skenderbeut por luajti futboll te paster. Keshtu Dinamo vijon te mos njohe fitore tashme prej 7 takimesh ndersa Vllaznia nga ana tjeter e con ne 10 numrin e rezultateve pozitive ne kupe dhe kampionat. Edhe pse ne pamje te pare duket nje pike e cmuar per kuqeblute ne nje transferte te veshtire rezultatet e Flamurtarit dhe Skenderbeut kane marre fitore nuk e verteton dicka te tille. Dje ne Qemal Stafa u pa forma e dobet e dy lojtareve kryesore te Dinamos Muzaka dhe Vila. Ky i fundit edhe fitoi nje penallti ne minuten e 51-te te ndeshjes teksa mbrojtesi kuqeblu Sykaj i nderhyri ne menyre te parregullt humbi nje rast te arte ne minuten e fundit te lojes i vetem me Grimen duke i dorezuar ketij te fundit topin ne dore. Nderkohe Muzaka edhe duke dale jashte urdhrit te trajnerit Blanko qe nga stoli i beri thirrje qe penalltine ta ekzekutonte Vila ka marre persiper vete te vihet nga 11 metra perballe Grimes. Muzaka e goditi keq topin nga penalltia tokazi dhe mjaft lehte aq sa Grima pasi i ka kuptuar edhe krahun nuk e ka pasur te veshtire te reagoje. Duke evituar keshtu golin ne porten e tij. Ne mungese te Bakajt dhe Orelesit te pezulluar per arsye kartonesh sulmi dinamovit me ne krye Sefen ka qene ne nje dite te erret ashtu sikurse ka vuajtur e tere skuadra kampione ne fakt. Dukej qarte ngerci psikologjik tek lojtaret blu mungesa e qartesise taktike dhe rendimi ne aspektin fizik si tre elemente evidente qe perbejne kete krize te kampioneve ne fuqi. Nga ana e saj Vllaznia u duk qarte se kishte ardhur per nje barazim ne Tirane te cilin edhe e mori fale nje perkujdesjeje ne prapavije dhe nje portieri deciziv ne momentet vendimtare. Nuk krijoi shume perpara nuk e vuri ne veshtiresi portierin dinamovit Hidi edhe pse ne cerekoreshin e fundit trajneri Josa edhe me zevendesimet qe beri tentoi te merrte maksimumin. Por nuk ia arriti megjithate vijoi ne korsine e 10 rezultateve pozitive duke e mbyllur ne menyren me te mire kete vit.
Flamurtari dhe Skenderbeu nisin provat per arratine
Ne Vlore edhe pse ka vuajtur shume Flamurtari kryesues ia ka dale te marre tre piket. Ndaj nje Teute me lojtare te rinj por qe ka treguar nje performance pozitive ne kete kampionat kuqezinjte e Maganit per pak kane sa nuk u dorezuan. Eumlshte dashur eksperienca e Ahmatajt qe te shpetonte Flamurtarin ne kete ndeshje dhe te shtoje edhe 3 pike teper te arta ne llogarine e kuqezinjve qe e mbyllin kete vit kalendarin ne krye te Superliges. Pikerisht ne minuten e 75-te Ahmataj ka realizuar ne porten e Rizvanit te Teutes duke cliruar nga nje makth i madh vlonjatet qe e kane kerkuar me force por pa qartesi dhe vizion taktik fitoren. Megjithate i rendesishem eshte fakti se kane marre 3 pike dhe vijojne te mbeten ne krye. Nga na tjeter ne stadiumin e Korces u luajt ndeshja Skenderbeu-Elbasani qe ka perfunduar me fitoren minimale 1-0 te kuqebardheve. Nje gol i kapitenit korcar Bledi Shkembi i shenuar ne minuten e 68-te u ka dhene fitoren dhe 3 pike te besuarve te Shkelqim Muces qe ruajne ritmin e Flamurtarit ne luften per kreun e Superliges. Keshtu sot do te luhen edhe tri ndeshje te tjera. Ne Lac skuadra vendese do te prese Tiranen ne Kavaje Besa do te ballafaqohet me Shkumbinin dhe ne Kruje Kastrioti vendes do te kete mysafir Bylisin.
Superliga java e 16-te
Dje
DINAMO-VLLAZNIA 0-0
FLAMURTARI-TEUTA 1-0
Shenues Ahmataj 75
SKEumlNDERBEU-ELBASANI 1-0
Shenues Shkembi 68
Sot
LACI-TIRANA
BESA-SHKUMBINI
KASTRIOTI-BYLIS
Renditja
1. FLAMURTARI 16 34
2. SKEumlNDERBEU 16 31
3. VLLAZNIA 16 28
4. TIRANA 15 25
5. DINAMO 16 24
6. TEUTA 16 21
7. LACI 15 20
8. SHKUMBINI 15 20
9. KASTRIOTI 15 17
10. BYLIS 15 15
11. BESA 15 12
12. ELBASANI 16 9