Play-out, Teuta triumfon me Pogradecin dhe siguron qëndrimin në Superiore

TIRANË, 16 maj /ATSH/ Teuta ka siguruar qëndrimin në kampionatin Abissnet Superiore edhe për sezonin e ardhshëm.
Skuadra durrsake u përball sot në “Niko Dovana” me Pogradecin në ndeshjen e play-out, që përfundoi me rezultatin minimal 1-0.
Klejdi Daci në minutën e 93-të shënoi golin e vetëm të takimit për Teutën, që e kishte mbyllur sezonin e rregull në Abissnet Superiore në vendin e tetë.
Kështu u përcaktua edhe skuadra e dhjetë dhe e fundit që do të zërë vend në elitën e futbollit shqiptar për sezonin e ardhshëm 2026–2027.