E Hënë, 2 Nëntor 2026

Plazh në Karaburun, të huajt vizitorët më besnikë të bregdetit të egër

Ujërat e Karaburunit mbeten të mrekullueshëm për të gjithë ata që i kanë provuar më parë, ndërsa zgjon kërshërinë tek ata të cilët vetëm kanë dëgjuar apo parë përmes pamjeve filmike. Edhe këtë vit janë pushuesit e huajt të parët, që zgjedhin ujërat e thella dhe të kaltra të jonit.

“Kam ardhur nga Franca, për herë të parë në Shqipëri. Kemi planifikuar 1 javë pushime. Vendi më shuket shumë I bukur dhe njerëzit shumë mikpritës. Herën tjetër do vijë bashkë me fëmijët”, u shpreh një turist.

“Jemi një grup shokësh që vendosëm të vinin këtu. Një vend i mrekullueshëm me detin dhe ujin fantastik. Lundrimi me varkë na pëlqeu shumë”, tha një turist tjetër.

“Unë kam ardhur nga Britania. Kam qene disa here ne Shqipëri, por eshte hera e pare që po eksploroj këtë pjesë të vendit. Erdha në gadishull dhe po e shijoj shumë. Nëse do t’u flisja miqve, do t’u thoja që është një vend shumë i bukur, me ushqim cilësor, me njerëz të miqësor. Por nga ana tjetër duhet të përgatitesh që gjërat këtu ndodhin, jo saktësisht siç i planifikon, por dhe kjo pjesë është plot adrenalinë”, u shpreh një pushues.

“Udhëtimi me varkë ishte shumë i bukur . Kam 2 ditë që kam ardhur dhe deri më tani ia kam kaluar shumë bukur. Do rrimë 1 javë, gjatë të cilës kemi planifikuar vizita në shumë vende. Vendi ka nevojë për turizëm, me njerëz që respektojnë kulturën dhe natyrën. Uroj të vij përsëri”, tha pushuesja.

Rruga kryesore që ndiqet për të mbërritur në Karaburun është përmes mjeteve lundruese, por të pasionuarit pas sporteve nuk ngurojnë të zgjedhin rrugën tokësore, që është edhe më e vështira. Vlora e ka nisur sezonin turistik këtë vit me shifra më premtuese se një vit më parë, ndërsa vetë tur operatorët parashikojnë rritje me 15% krahasuar me sezonin e shkuar.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›