E Diel, 1 Nëntor 2026

Plazhet e ndotura me mbetje, ministria e Mjedisit gjobit disa komuna

Tiranë, 14 Korrik, NOA Ndotja e plazheve në kulmin e sezonit turistik me mbetje inerte, e ka detyruar ministrinë e Mjedisit që të marrë masa ndëshkimore ndaj disa komunave në vend, të cilat administrojnë plazhe të rëndësishme.

Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet zyrtare të ministrisë së Mjedisit, sipas të cilave, ekspertë të saj kanë kontrolluar plazhet në komunat Velipojë, Shëngjin, plazhin e Tales, Gjirin e Lalëzit, plazhin e Durrësit, plazhin e Golemit, duke vazhduar sot dhe në ditët në vijim në të gjithë territorin e vendit.

Dhe ndaj disa subjekteve publikë dhe privatë, të cilët nuk kanë respektuar kërkesat ligjore të parashikuara nga ligji Për administrimin mjedisor të mbetjeve të ngurta, nga ana e Inspektoriatit të Mjedisit janë marrë sanksione të dënimit me gjobë.

Aktualisht, me vendimet përkatëse janë penalizuar komuna Velipojë, komuna Shëngjin, komuna Shënkoll, komuna Ishëm, komuna Golem, konkretisht me nga 5 milionë lekë, ndërsa komuna e Ishmit me 10 milionë lekë.

Ndërkaq, ministria e Mjedisit bën me dije se për të siguruar një mjedis të pastër në zonat turistike dhe akset nacionale, Inspektoriati i Mjedisit në zbatim të kompetencave ligjore do të ndjekë në vazhdimësi situatën mjedisore të administrimit të mbetjeve urbane për të parandaluar veprimtaritë e kundraligjshme, si dhe do të veprojë me të gjithë forcën e ligjit ndaj të gjithë operatorëve publikë dhe privatë të cilët e shkelin atë.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›