E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albtelecom rrit 8 herë kapacitetin e fibrës optike me Italinë

Tiranë, 14 Korrik 2010 NOA/ Eglantina Nasi - I pyetur nga gazetarët lidhur me një iniciativë private publikuar sot në Tiranë - lidhur me shtrimin e një kabulli për shtimin e internetit -, Drejtori i Përgjithshëm i Albtelecom, Sevket Acar evidentoi faktin se Albtelecom-i zotëron tashmë një linjë fibër optike që lidh Italinë me Shqipërinë e cila zotërohet në bashkëpronësi nga kompania jonë dhe Telecom Italia e cila është nja nga kompanitë lider në fushën e telekomunikacionit në botë.

Z. Acar sqaron se kapaciteti aktual i kësaj linje është 2500 Megabit. Me anë të kësaj linje, ne ofrojmë shërbimet voice dhe internetit jo vetëm për Shqipërinë, por mundësojmë edhe lidhjen e Kosovës me Italinë.

Në një kohë kur ky kapacitet ende nuk është përdorur 100 për qind, ne po punojmë me Telecom Italia-n për të rritur më tej kapacitetet pasi parashikojmë kërkesë të madhe për përdorimin e internetit në Shqipëri, - tha z.Acar.

Ai pohoi se ne mendojmë të hapim Shqipërinë drejt botës nëpërmjet internetit dhe e kemi shpallur vitin 2011 si vit të internetit për vendin tonë dhe shtoi: Në një kohë shumë të shkurtër, kapaciteti i linjës me Italinë do të rritet në 20000 Megabit dhe kjo do të thotë një rritje prej 800 për qind ose 8 herë më shumë.

Duke folur për investimet e kompanisë më të madhe të telefonisë së palëvizshme në vend, z.Acar tha se me investimet e kryera nga Albtelecom, Shqipëria është pikë transiti për Ballkanin dhe Evropën juglindore në fushën e telekomunikacionit dhe theksoi se kjo do ta rrisë edhe më tej rëndësinë e Shqipërisë dhe ne kemi kryer të gjitha përgatitjet në këtë drejtim.

Mund tju them së jemi plotësisht gati tu japim përgjigje rritjes së kërkesës nga konsumatorët vendas dhe rajonalë, - evidentoi z.Acar.

Ai theksoi edhe se me rrjetin e fibrës optike që ne kemi aktualisht me të gjitha vendet fqinje, mund të sigurojmë lidhje mes Tiranës dhe çdo vendi tjetër në Evropë dhe botë.

Për më tepër, - shtoi Drejtori i Përgjithshëm, së shpejti Albtelecom finalizon projektin për ndërtimin e centralit të parë të internetit (Internet Exchange) në Ballkan dhe më pas interneti dhe e-maili do të jenë shumë më të shpejtë për trafikun kombëtar të përdoruesve.

Mbi të gjitha, - deklaroi z.Acar, - ne po punojmë për të ndërtuar një Qendër të Dhënash (Data Center) në Tiranë dhe në këtë mënyrë do të sigurojmë shërbim për bizneset në Shqipëri dhe vendet e rajonit.

Kurse duke përfunduar, z. Acar tha: Ne mendojmë se investimet alternative në këtë drejtim nuk do të sjellin asgjë të re ndërkohë që Albtelecom prej vitesh ka ofruar këto shërbime në kualitet të lartë për konsumatorin shqiptar dhe po përmirëson në vazhdimësi cilësinë duke rritur kapacitetin më shumë se tetë herë.

r.l/r.n/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›