Plazhi i Durrësit, kosovarët të kënaqur me kushtet

Plazhi i Durrësit, plazhi ku takohen shqiptarët nga jugu e veriu, nga Kosova, Maqedonia e Presheva. Plazhi që gjatë muajve të verës e sidomos korrikut e gushtit mezi gjen një hapësirë të lirë, qoftë dhe për të lëvizur. Në këtë vend , shazllonet e çadrat janë ngjitur njëra me tjetrën e nga ana tjetër në atë hapesirë të lirë që ka mbetur, shitësit ambulantë kanë vendosur tavolinat dhe karrocat e tyre. Në bregun e detit plehrat janë derdhur nga koshi i tyre era e keqe është e padurueshme. Por jo vetëm kaq. Sepse plehrat kanë gjetur vend edhe në ujin e detit.
E ndërkohë që durrsakët ankohen për këto kushte, shqiptarëve nga Kosova dhe Maqedonia u duken shumë normale, madje ata shprehen shumë të kënaqur duke u nisur nga kushtet e plazhit, çmimet dhe ushqimet.
Pothuajse të gjithë të intervistuarit nga Kosova që ndodheshin në plazhin e Durrësit për të kaluar pushimet e tyre verore janë shprehur se ndikim të madh për ardhjen e tyre në Shqipëri ka pasur ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës- Morinë dhe infrastruktura e re.