E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autostrada Tiranë-Durrës, fluksi i makinave, burim aksidentesh

Fluksi i makinave dhe shpejtësia tej normave të lejuara është një nga arsyet për shkaktimin e aksidenteve janë sipas policisë rrugore. Kështu që ardhja e sezonit veror veç pushimeve në plazhe e fesimeve në disko dhe dehjes së tepërt me alkool në disa raste sjell edhe aksidente. Burime nga policia rrugore bënë të ditur se për këtë sezon janë marrë masa ekstra për të përballuar fluksin e makinave dhe pakësimin e aksidenteve në qytet apo në aksa që rekuentohen nga pushues dhe turist. Mësohet se sipas statistikave nga muaji janar deri tani numrin më të madh të aksidenteve e shënojnë automjetet me targa të huaja. Mosrspektimi i sinjalistikës nga emigrantët që vijnë nga jashtë është një nga burimet kryesore të aksidenteve. Gjithashtu edhe motorçiklatat shënojnë një tjetër numër të përplasjeve me pasojë vdekjen e pasagjerëve. Por autostrada Tiranë Durrës nuk është aksi i vetëm ku regjistrohen aksident, një tjetër aks është edhe ai Fushë Krujë Lezhë, ku janë regjsitruar për këtë vit katër viktima vetëm nga përplasja e një makine. Ndërkohë numri i viktimave të aksidenteve në vendin tonë sipas specialisteve ngjason me numrin e viktimave gjatë një lufte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›