E Diel, 1 Nëntor 2026

Plazhi i Velipojës, një nga destinacionet më të frekuentuara gjatë sezonit veror

TIRANË, 11 gusht/ATSH/ Me një shtrirje prej mbi 14 km, plazhi i Velipojës edhe këtë sezon turistik është ndër më të frekuentuarit nga pushuesit vendas dhe të huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga bregdeti i Velipojës, një nga destinacionet e preferuara për pushuesit gjatë kësaj periudhe.

Shtimi i plazheve publike dhe menaxhimi më i mirë i hapësirës bregdetare ka rritur ndjeshëm numrin e turistëve në Velipojë.

Velipoja njihet për rërën me efekte kurative, me një shtrirje prej rreth 14 km dhe gjerësi rreth 300 metra.

Me një vendndodhje gjeografike rreth 30 km larg Shkodrës, Velipoja kombinon detin, pyjet, lagunat dhe malet, duke krijuar një peizazh unik për çdo pushues.

Vitet e fundit, zona është zhvilluar me hotele dhe shtëpi luksoze, duke e kthyer Velipojën në një destinacion modern pushimi për turistët.

/m.m/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›