E Diel, 1 Nëntor 2026

Riaktivizohet zjarri në Drenie të Mallakastrës, ndërhyrje nga ajri me dy avionë “Air Tractor”

TIRANË, 11 gusht/ATSH/ Zjarri në Drenie të Mallakastrës është riaktivizuar gjatë ditës së sotme, në pjesën veriore të vatrës, në drejtim të fshatit Drenie.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) bëri të ditur se për shuarjen e flakëve po ndërhyhet nga ajri me dy avionë “Air Tractor”, ndërsa nga toka janë angazhuar 5 mjete zjarrfikëse, 25 efektivë të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH) dhe 15 forca bashkiake.

Operacioni tokësor po zhvillohet me vështirësi për shkak të terrenit të thepisur dhe intensitetit të zjarrit.

Forcat operacionale të angazhuara në terren vijojnë punën për normalizimin e situatës dhe vënien nën kontroll të plotë të vatrës.

/gj.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›