E Diel, 1 Nëntor 2026

Plehrat AKIP kunder Mediut Referendumi duhet te behet

Aleanca Kunder Importit te Plehrave AKIP ka reaguar kundra deklarates te Ministrit Mediu mbi iniciativen per mbledhjen e 50 mije firmave te nevojshme per te mbajtur nje referendum i cili kundershton importin e mbetjeve ne Shqiperi.

REAGIMI I AKIP
Te gjithe qytetaret e Shqiperise jane ne aleance kunder plehrave

Reagojme ndaj deklarates se pavertete te Ministrit te Plehrave lidhur me nismen qytetare per organizimin e referendumit kunder importimit te plehrave ne Shqiperi.

Aleanca Kunder Importit te Plehrave eshte nje grupim jopolitik i shqiptareve te vertete qe nuk kane blere shtepi jashte vendit dhe kane ne plan te jetojne ketu edhe ne shekujt e ardhshem.

I kujtojme ketij ministri dhe kujtdo tjeter se e drejta per te mbajtur referendum eshte nje nga te drejtat kryesore te sovranit per te shprehur mendimin e tij ne menyre te drejtperdrejte proceset referendare jane procese qe duhen nxitur e jo te pengohen apo te perbalten me patedrejte nga individe te cilet synojne per perfitime personale.

Per kete shkak formularet tane ne te gjithe Shqiperine po i firmosin te gjithe shqiptaret socialiste demokrate balliste republikane nuk ka sepse i tille ka mbetur vetem z. Mediu por para se gjithash po i firmosin shqiptaret pavaresisht bindjeve politike te cilet e duan Shqiperine te paster per vete femijet niperit dhe sterniperit e tyre. ah/Shqiptarja.com/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›