E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetevendosja Aksion tjeterne pikat kufitare ne 22 janar

Te tjera rreth shkrimit 25 organizata mbeshtesin Vetevendosjen Vetevendosja paralajmeroi aksion te ri kunder moszbatimit te masave te reciprocitetit ndaj Serbise nga Qeveria e Kosoves.

Pas bllokimit te pikave kufitare ne Merdare dhe Dheu i Bardhe aktivistet e Vetevendosjes thane se nuk do te zmbrapsen nga qellimi i tyre. Nenkryetari i Vetevendosjes Shpend Ahmeti lajmeroi se aksioni i ardhshem do te zhvillohet me 22 janar.

Sipas qellimit qe kemi pasur edhe ne aksionin e pare ne mbrojtje te vendimit te Kuvendit te Kosoves ne tani kemi paralajmeruar se me 22 janar - te dielen e radhes do te kemi aksionin ne Merdare dhe te Dheu i Bardhe. Po ashtu kemi thene se nese Qeveria e Kosoves nis zbatimin e reciprocitetit te plote me Serbine gjate kesaj jave natyrisht se nuk do ta mbajme kete proteste dhe se nuk ka arsye qe Vetevendosja te qendroje atje ne dy pikat kufitare tha Ahmeti.

Gjate fundjaves qindra protestues ishin mbledhur ne keto dy pika kufitare.

Per te shperndare protestat Policia e Kosoves perdori forcen fizike gazin lotsjelles dhe topat e ujit. Anetaret e Vetevendosjes akuzuan per perdorim te tepruar te dhunes ndaj protestuesve. Ahmeti tha se dhuna ka qene e tepruar dhe se nderhyrja ishte brutale.

Mendoj se ajo ka qene gjithcka pos nje intervenimi te duhur dhe ne nivel. Pra mendojme se eshte perdorur dhuna tej mase dhe se eshte perdorur nje brutalitet qe perkon me nje shtet policor vleresoi Ahmeti.

Nderkohe zedhenesi i Policise se Kosoves Baki Kelani hodhi poshte akuzat e Ahmetit.

Ne asnje menyre Policia e Kosoves nuk ka ushtruar dhune te tepruar dhe asnje personi nuk i ka shkaktuar dhune te tepruar. Policia e Kosoves ka perdorur force proporcionale te arsyeshme dhe te domosdoshme per te vene nen kontroll situaten u shpreh Kelani. ah/Shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›