E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plehrat Aleanca thirrje per proteste


Aleanca kundër importit të plehrave i ka bërë thirrje qytetarëve që të protestojnë të enjten në orën 11 para Parlamentit kundër ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve.

Analistë të njohur të medias dhe përfaqësues të shoqërisë civile deklaruan se përmes reagimit qytetar do t’i bëhet presion Kuvendit të Shqipërisë që të mos votojë nenet e ligjit që lejojnë importin e mbetjeve.

“Ne ftojmë qytetarët që nesër të mblidhemi para Parlamentit për të protestuar. Nesër shumica synon ta kalojë këtë ligj dhe ne nuk duhet ta lejojmë”, ka deklaruar Blendi Kajsiu.

“Shqiptarët duhet të kuptojnë se kjo është Shqiptarët duhet të kuptojnë se kjo është një cështje e të gjithëve, e fëmijëve të demokratëve, socialistëve e ballistëve

Fatos Lubonja
Publicist një cështje e të gjithëve, e fëmijëve të demokratëve, socialistëve e ballistëve”, ka thënë pas tij Fatos Lubonja.

Të rinjtë e levizjes Rinia Aktive kanë nënshkruar një peticion të firmosur nga 3 mijë qytetarë në mbarë vendin të cilën e kanë dorëzuar në kryesinë e Kuvendit.

Në peticion, të rinjtë kanë kërkuar kthimin për diskutim në komisione të ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve.

Para pak ditësh, me shumicën e votave të deputetëve të mazhorances në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin u rrëzua dekreti i presidentit Bamir Topi, i cili ia ktheu për rishqyrtim Parlamentit ligjin për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve.

Veprimi i kreut të shtetit shkaktoi një përplasje të ashpër mes tij dhe Ministrisë së Mjedisit, e cila e kritikoi atë dhe e cilësoi një veprim politik.

Ndërkohë që Topi nga ana e tij reagoi në një mënyrë edhe më të ashpër, duke u sugjeruar qeveritarëve që, “të mësojnë komunikimin”.

Por vendimi i presidentit u kritikua edhe nga kryeministri Sali Berisha, i cili në një mbledhje të grupit të tij e cilësoi sërish atë si një vendim politik.

Një tjetër pikë e rëndësishme është fakti se ligji për menaxhimin e mbetjeve bie ndesh me Bankën Botërore dhe strategjitë ndërkombëtare. 

Importi i plehrave
Plehrat, mazhoranca rrëzon dekretin
Top Show, “mbetjet e qeverisë”
"Aleanca e plehut dhe Gjeli në majë"

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Shfrytëzimi i lumenjve, nga 1 nëntori ndalohen
Me vendim të Këshillit të Kombëtar të Ujërave, shtrati i lumenjve nuk duhet të shfrytëzohet nga firmat e inerteve nga data 1 nëntor, deri në fund të muajit qershor. Memaliaj, mungon ambulanca
Qendra shëndetsore në Memaliaj prej 5 vitesh po funksionon pa ambulance. Sipas stafit mjekësor automjeti për urgjencat është vjedhur dhe nuk është zëvendësuar asnjëherë. Tepelenë, kalaja e Ali Pashës, e pushtuar nga plehrat
Kalaja e Ali Pashë Tepelenës një prej objekteve më madhështorë në jug te vendit është e zaptuar sot nga dhjetëra banesa gardhe dhe plehra.
Mbahet konferenca “Ujë për Qytetarët”
Konferenca “Ujë për Qytetarët”, organizuar nga Ambasada Gjermane në Shqipëri, mblodhi në Tiranë personalitete e politikanë. Në takim merrte pjesë edhe kryeministri Berisha. Berisha: Shkolla e lartë, jo një mollë e ndaluar
Shqipëria, nuk është nga ato vende, që themelimin e shtetit e shoqëroi menjëherë edhe me ngritjen e insitucioneve të arsimit të lartë.

Lajmet kryesore

Beteja për modelin e ri ekonomik
Berisha: Rama ka teori marksiste; reagon kreu socialist
Albpetrol do të shitet 100 %
Anija turke, hetimet në Bari
Referendumi në Greqi, presion nga G20

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›