E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plehrat i vunë vulën!

Vargje nga Arben Duka

Plehra kiamet

Ka në Shqipëri

Kudo në pushtet

Dhe në qeveri

Plehra pa hesap

Në rrugë e kazane

Në faqe gazetash

Dhe nëpër ekrane

Nga gjithë këto plehra

Si slot mendje kokës

Po ne kishim mangët

Dhe plehrat e botës

Ndaj kërkon BE-ja

Të na ketë në vathë

Për atë do jemi

Një kazan i madh..

Jeta u nxi fare

Nga këta lugetër

Një ligj dhe për plehrat

Duket ca si tepër

Plehrat salizinjtë

Do ti importonin

Që njerëzit të vdesin

Mos marrin pensionin

Pse o i xhindosur

Kaq keq na mallkon

Kush importon plehra

Vdekjen importon

Shqipëri mavria

Një dorë është e tëra

Do ta bëjë Salia

Një mal plot me plehra

Gjithë poshtërsitë

Këmbëkryq u ulën

Me ligjin për plehrat

Plehrat i vunë vulën

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›