E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lagard premton ndihmë për vendet në krizë

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) premton t`i vijë në ndihmë ekonomisë globale dhe të ndërmarrë veprime për zbutjen e krizës së borxhit të eurozonës. Në një deklaratë të kreut të FMN-së Kristin Lagard, fondi zotohet të rishikojë burimet që ka në dispozicion për menaxhimin e krizës.

Vendet e eurozones, thuhej gjithashtu në deklaratë, do të bëjnë ç`është e mundur për të zgjidhur ngërçin e krijuar. Por, në asnjë moment pohimi i FMN-së nuk ofronte detaje specifike nëse do të vihen në dispozicion edhe para shtesë.

Kapaciteti ynë i huadhënies prej gati 400 miliardë dollarësh duket i rehatshëm sot, por është i zbehtë krahasuar me nevojat e financimeve potenciale për vendet e dobësuara dhe soditësit e krizës, tha shefja e FMN-së, Kristin Lagard në Uashington.

Sado e rëndë të duket situata në këtë moment, duhet të shohim edhe atë punë që është duke u bërë ndërkohë, atë çfarë është arritur. Normat financiare, menaxhimi i krizës, përmirësimi i qeverisjes brenda eurozonës apo forcimi i kapitalit në banka, duhet të them se janë hedhur edhe hapa përpara, u shpreh Lagarde.

Pak ditë më parë, FMN paralajmëroi se ekonomia botërore rrezikon të shkojë drejt një spiraleje rënieje, nëse politika nuk ndërmerr hapat e duhur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›