Plehrat mazhoranca rrezon dekretin

Me shumicën e votave të deputetëve të mazhorances në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin është rrëzuar dekreti i presidentit Bamir Topi, i cili ia ktheu për rishqyrtim parlamentit Ligjin për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve.
Deputetet e këtij Komisioni kanë diskutuar përsëri këtë ligj, duke dëgjuar fillimisht grupet e interesit.
Perfaqesuesit e Aleancws Kunder Importit te Plehrave kane parashtruar 10 argumenta dhe kontestime ne lidhje me kete ligj, duke u shprehur ne favor te riciklimit te mbetjeve vendase dhe duke mbeshtetur industrinë vendase te riciklimit.
Zevendesministri Taulant Bino nga Ministria e Mjedisit i eshte shmangur kerkeses se deputetëve te opozites Blendi Klosi dhe Eduart Shalsi, per te mesuar pikëpamjet Importi i plehraveTop Show, “mbetjet e qeverisë” "Aleanca e plehut dhe Gjeli në majë" Aleanca kundër importit të plehrave e kësaj Ministrie për ligjin, tashmë që i është rikthyer Parlamentit nga presidenti.
Por Zoti Bino ka folur per rendesine e ligjit dhe tha se ky proces zhvillohet ne te gjitha vendet e Ballkanit dhe ato fqinje.
"Ne nuk shikojmë kundërshti midis nenit 49 dhe nenit 2 të ligjit që flet për qëllimin e ligjit. Ne flasim për mbetje në territorin e Republikën së Shqipërisë dhe jo për mbetje që gjenerohen në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ne i respektojmë parimet e zhvillimit të qëndrueshëm, parimet e mbrojtjes së mjedisit dhe parimet e vetëmjaftueshmërisë dhe të afërsisë. Ligji është plotësisht i përputhur, ligji garanton mbrojtjen më të lartë", tha Bino.
Deputetet e ketij komisioni i kane drejtuar nje mori pyetje zevendesministrit Bino. Pyetjeve te deputetit Shalsi, nese Bino kishte dijeni per disa kompani gjigante ne fushen e importit te mbetjeve, perfaqesuesit e te cilave kane vizituar Shqiperine perfshi ate se cila ishte pikëpamja e qeverise, per mbajtjen e referendumi, nuk moren pergjigje nga zoti Bino.
"Kapaciteti i industrisë në Shqipëri është plotsisht i pamaftueshëm për të menaxhuar mbetjet në vend. Duke lejuar këtë ligj ai do të dalë para qeverisë dhe kryeministrit dhe do të kërkojë lëndë të huaj, nga plehrat europiane", tha deputeti Besnik Bare.
Nje pjese e gjere e debateve mes anëtareve ne komision nga pozita dhe opozita ishte perdorimi fjales plehra apo mbetje.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Prifti: Gjykata të marrë ekspertizë të huaj
Top Channel, analizë të dy ekspertizave
Ekspertët nuk zbardhin videon
Pezullohet gërmimi i lumit Erzen
Kukës, konflikti me minierën
Wollfarth: Duhet dialog mes palëve