E Diel, 1 Nëntor 2026

Plehrat ndotin dhe Ulqinin Buna derdh mbetjet ne Adriatik

PODGORICE- Pas Kroacise dhe Mali i Zi denoncon ndotjen me shishe plastike mbetje mjekesore dhe pajisje elektroshtepiake te plazhit te Ulqinitedhe ky i shtrire ne brigjet e Adriatikut.

Ne nje vije bregdetare prej gati 12 kilometrash vije bregdetare e plazhit te Ulqinit ne jug te Malit te Zi eshte mbuluar nga mbeturinat.

Ambientalistet e shtetit fqinj thone se mbetjet jane transportuar ne kete plazh nga lumi Buna i cili ndan Shqiperine dhe Malin e Zi dhe ka derdhje ne Adriatik

Kreu i organizates jo qeveritare Hapat jeshil Dzelal Hodzic ka thene per AFP se ndotje te tilla ishin nje dukuri e rregullt por kete vit ndotja ishte rritur per shkak te rritjes se nivelit te ujrave.

Per shkak te rritjes se nivelit te ujrave Buna rremben te gjitha mbetjet buze lumit dhe i derdh ato ne Adriatik- shton Djordje Dabovic sekretari per mjedisin ne Ulqin.

Mbeturinat vijne si nga ana Shqiptare ashtu dhe malazeze- ka thene me tej Dabovic citon AFP.

Daliborka Pejovic kreu i agjencise se mjedisit te qeverise malazeze kane thene per mediat vendase se problemi mund te zgjidhet vetem nese dy shtetet rregullojne problemet serioze komunale dhe ndertojne vendgrumbullim plehrash per te trajtuar mbetjet

AFP duke cituar burime zyrtare te qeverise se Podgorices flet per nje vizite te kryeministrit shqiptar Sali Berisha drejt Podgorices e parashikuar te zhvillohej per javen e ardhshme por se kjo vizite eshte shtyre per shkak te permbytjeve te renda qe kane perfshire veriun e Shqiperise. Gjate kesaj vizite AFP shkruan se do te diskutohej mbi problemet qe keto dy vende kane per shkak te permbytjeve.

Ne fund te muajit nentor Kroacia denoncoi ndotjen e bregut jugor te saj pjese e detit Adriatik nga sasi te medha mbetjesh. Ministri i jashtem kroat thirri ambasadorin e Shqiperise per te kerkuar nje shpjegim per kete ndotje te cilen Kroacia beson se kane ardhur nga Shqiperia.
s.g/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›