Berisha Qeveria ka gati projektet anti-permbytje ne Shkoder

Qeveria shqiptare nenshkruan sot me Malin e Zi marreveshjen per sistemimin e ujerave te lumit Buna
Kryeministri i vendit Sali Berisha deklaroi se sot firmoset marreveshja me Malin e Zi per nje nderhyrje te perbashket ne lumin e Bunes. Duke e konsideruar si problem imediat dhe thellimin e lumit Buna dhe sistemin e ujerave te saj shefi i ekzekutivit garantoi se qeveria ka gati projektet anti-permbytje. Keto deklarata Berisha i beri gjate konferences se perbashket per shtyp me homologun e tij slloven Pahor pas nje takimi te zhvilluar ne ambientet e Kryeministrise. Qeveria po ben gjithcka. Kompanite me serioze kishin filluar rindertimin dhe konsolidimin e argjinaturave ne NenShkoder. Projekti i By Pass ne Shkoder i cili me pare ishte projekti i nje autostrade tashme eshte shnderruar ne projektin e nje autostrade dhe argjinature qe do te mbroje qytetin nga permbytjet e liqenit por dhe nje kanal qe do te beje te mundur ndalimin e ujerave qe do te derdhen nga liqeni drejt qytetit. Po ashtu sot firmoset marreveshja me Malin e Zi per nje nderhyrje te perbashket ne lumin e Bunes- u shpreh kryeministri Berisha duke theksuar se qeveria eshte e angazhuar per te nderhyre ne zonen e Shkodres ne menyre qe te shmangen permbytjet.
Tkurret ne 13 mije ha harta e permbytjeve ne Shkoder
Permiresimi i motit gjate dy diteve te fundit ka bere qe te bjere me 30 centimetra niveli i ujit ne zonat e permbytura te Shkodres. Ndonese reshjet kane pushuar situata ne kete rajon vazhdon te jete kritike pasi siperfaqja e zhytur nen uje eshte 13 mije e 150 hektare ndersa numri i shtepive te permbytura dhe te rrethuara nga uji eshte perkatesisht 2600 dhe 2700.