E Diel, 1 Nëntor 2026

Plehrat në protestë, Drejtoria e Mjedisit në Tiranë gjobit me 1 milionë lekë bashkinë

Tiranë, 7 dhjetor NOA Agjencia Rajonale e Mjedisit Tiranë gjobit me 10 milionë lekë të vjetra Ndërmarrjen Pastrim Gjelbërimit nr. 1 të Bashkisë së Tiranës pasi ka marrë plehra nga Shara për ti vendosur në qendër të kryeqytetit.

Në një deklaratë për shtyp lëshuar sot nga Drejtoria e Mjedisit Tiranë thuhej se u mor informacioni nga policia e shtetit ku, në datën 4 dhe 5 dhjetor 2009 është konstatuar se në rrugë dhe drejtime të ndryshme të qytetit të Tiranës, mjete të Ndërmarrjes së Pastrim Gjelbërimit nr.1 të Bashkisë Tirane, kanë pasur si destinacion qendrën e kryeqytetit saktësisht bulevardin Dëshmorët e Kombit për të shkarkuar plehra të marra nga Sharra dhe drejtime të tjera të sistemuara në qese plastike të zeza.

Bazuar dhe verifikimit në vend, referuar ligjit nr. 9010 dt. 13/ 02/2003, për administrim mjedisor të mbetjeve të ngurta, Agjencia Rajonale e Mjedisit Tiranë, penalizon Ndërmarrjen Pastrim Gjelbërim nr. 1 të Bashkisë së Tiranës, me masën gjobë, 1milion lekë të reja për kundravajtje administrative thuhej më tej në deklaratën e Drejtorisë së Mjedisit Tiranë.

Qeset e zeza u vendosën gjatë protestës së bashkive para kryeministrisë dy ditë më parë për të simbolizuar mungesën e fondet për sektorin e pastrimit.

k.k/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›