Pleqeria porta e perbashket...
Pleqeria eshte mosha e perbashket e cdo njeriu - pavaresisht moshes. Ajo eshte porta e perbashket e cdo gjenerate dhe destinacioni kolekti i cdo shoqerie. Per kete arsye ajo eshte me shume sesa nje e ardhme e afert per nje popull qe mendon.
Ajo eshte e ardhmja e tij. Nese nje komb le te leckosur dhe te neperkembur moshen e trete e tille do te jete edhe e ardhmja e njerezve te rinj te atij vendi. Ata do te jene viktime e te njejtes fryme trajtimi dhe me thene te verteten e meritojne kete.
Ne historine e re te botes Kombet e mira jane dalluar jo aq prej gjallerise sociale dhe rekordeve te tyre historike sesa prej aftesise se urte per te respektuar prurjen mentare te breznive te meparshme dhe prej gatishmerise per te balancuar qysh heret nevojat e dites me ato perspektive.
E thene thjesht nese nje shoqeri nuk jeton ne dy dimensione njeheresh ajo nuk ka shans te jetoje gjate. Ajo eshte nje grup individesh por kurre nje shoqeri homogjene me vizion te perbashket.
Me rastin e Javes Boterore te Moshes se Trete une mendoj se shqiptaret kane shume se cfare te mendojne e te permiresojne ne kete drejtim. Ne kete vend gati nje e treta e popullsise jeton ne emigracion dhe ne numer te konsiderueshem te moshuarit kane vendosur te qendrojne ne Shqiperi - vetem dhe krah per krah me te aferm te tjere versnike.
Ne kete vend ka 500 mije pensioniste qe gjithsesi ballafaqohen me nje sistem te dobet pensionesh me nje histori mjekesore personale te renduar fale ushqimit te dobet punes se rende per dekada dhe jetes se marre peng ne nje lufte ideologjike pa adrese.
Sot keta njerez marrin pensione qe mezi mjaftojne per buke dhe assesi per ilace sherbime ndihmese etj. Kultura e banimit vecmas drejt familjesh te ndara ka prodhuar njekohesisht nje numer te madh familjesh te vogla te moshuara qe kane nevoje per ndihme qofte edhe per te bere nje pazar. Vendi gradualisht po rreshqet drejt nje kulture te re individualizmi ku fqinjet jetojne gjithnje e me larg njeri tjetrit dhe ku koha eshte bere vertet e cmuar per shume njerez.
Perballe kesaj panorame te presesh qe individe te harxhojne kohen duke kujdesur pleq te vecuar eshte pak e tepert. Ndoshta kete mund ta bejne disa shoqata por ne vend shoqatat qe merren me moshen e trete jane me pak se gishtat e njeres dore.
Shqiptaret te cilet kur shkelen ne Greqi si pune te pare per grate paten sherbimin per te moshuarit neper shtepite e vendasve nuk e verejne se jane sot ne te njejtin stad - pervecse shume me te varfer se grekerit e vitit 1990.
Java Boterore e Moshes se Trete nuk mjafton per ti zgjidhur problemet e kesaj moshe boterore. Se pari qytetaret mundet te jene promotoret e pare dhe te heshtur te nje aksioni civil qe duhet te perfshije me gjeresisht dhe me denjesisht sektorin publik dhe ate privat. Se dyti qeveria ka ende shume hapesira per te krijuar ne menyre qe sektori privat te mund te jete me mendjehapur dhe me i motivuar per tu angazhuar ne nisma sociale me dobi konkrete.
Autori drejton nje OJF me fokus mbi cilesine e jetes