Plisat: Dafina "hyjneshë"

Këngëtarja Dafina Zeqiri, pas disa muajsh të kaluar në SHBA, i kthehet skenës muzikore shqiptare, me performanca në një sërë aktivitetesh që do të organizohen në Prishtinë.
Mes disa ngjarjesh të konfirmuara, Dafina do të performojë edhe në mbrëmjen festive të organizuar nga tifozët e Prishtinës, "Plisat'', që do të mbahet më 25 nëntor, në sheshin Nëna Terezë, në Prishtinë.
Mes artisteve të ftuar janë edhe Baba Stars, NR, Kaos e Klepto, por Dafina është mysafire speciale, që nga "Plisat'' madje cilësohet si "hyjnesha e mbrëmjes".